
E ardhmja e mësimdhënies: Sipërmarrja, Filantropia dhe Mjetet Dixhitale
A mund të jetë mësimi i së ardhmes më kreativ, dixhital dhe inovativ? Ne punojmë në bashkimin e sipërmarrjes, filantropisë dhe mjeteve dixhitale!
Më 19 shkurt 2025, në Qendrën Inovative InnoX, në qendër të Shkupit, do të mbahet një ngjarje kushtuar inovacioneve në arsim dhe mundësive për aplikimin e tyre në mësimdhënie. Veprimtaria “E ardhmja e mësimdhënies: Sipërmarrja, Filantropia dhe Mjetet Dixhitale”, synon të lidhë mësuesit e shkollave të mesme me metodologjitë, mjetet dhe përvojat bashkëkohore që nxisin të menduarit kritik dhe një frymë sipërmarrëse te nxënësit.
Program përfshin:
✅ Prezantim frymëzues i projektit “STRETT 2” dhe materialeve të prodhuara:
- Kurrikula për orientimin drejt sipërmarrjes sociale dhe filantropisë,
- udhëzues për kompetencat e mësuesit dhe,
- Manual mbi platformat dhe mjetet dixhitale për mësuesit
✅ Tryezë e rrumbullakët: A mund ta ndryshojmë edukimin për sipërmarrjen? – Diskutim i hapur!
✅ Punëtori Interaktive: Mjetet e Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie – Programi i Klubit të mësuesve të shoqatës Liderët për Arsim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD).
Eventi është i dedikuar për mësimdhënësit e shkollave të mesme, për pjesëmarrësit jashtë Shkupit, mbulohen shpenzimet e udhëtimit.
Data: 19 shkurt 2025
Ora: 11:00 – 14:00
Vendndodhja: InnoX Innovation Center, Sheshi Maqedonia
🔗 Aplikimi për pjesëmarrje: https://forms.gle/d3iTyda6MVXLkfhz8 (më së voni deri më 18 shkurt)
Bashkohuni me ne për të eksploruar se si sipërmarrja, filantropia dhe mjetet dixhitale mund të transformojnë mësimdhënien!
Projekti “STRETT 2: „STRETT 2: Students Today Responsible Entrepreneurs Tomorrow – Teacher Toolkit” zbatohet nga Radviliskio Lizdeikos – Lituani (koordinator), në partneritet me Istituto Istruzione Superiore Statale “Marini-Gioia” – Itali, Asociatia Scoala De Valori – Rumani, ShHGSh „Rade Jovçevski – Korçagin“ – Maqedonia e Veriut dhe Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO” – Maqedonia e Veriut. Projekti financohet nga programi Erasmus+ i Bashkimit Europian dhe synon të fuqizojë mësuesit dhe të rinjtë përmes zhvillimit të burimeve arsimore të fokusuara në sipërmarrjen sociale dhe filantropi.