
A keni dëgjuar lajmin e madh? Përsëri, dy ide të Gjelbra nga Maqedonia e Veriut, janë fituese rajonale
Më 9-12 korrik në Tiranë, Shqipëri, u zhvillua Konkursi Rajonal i Filantropisë i 8-të me rradh për Idetë e Gjelbra. Gjatë kësaj periudhe, 21 garues nga 7 shtete prezantuan idetë e tyre inovative, të gjelbra, duke marrë pjesë kështu në garën për katër çmime me nga 10.000 dallarë secila. Juria e ekspertëve ndërkombëtarë zgjodhi këto ide të gjelbra si fitues: Challenger, përfaqësuar nga Olga Rajchikj, Prodhimi i Rajs Bio-Smart, përfaqësuar nga Jordancho Lefkov, Community Energy River nga Stamatina Ioanna Moschandreou dhe SolHeat Ltd. nga Salko Užičanin.
Gjatë viteve, konkursi ka investuar 220 000 dollarë në 22 ide të biznesit të gjelbët, duke mbështetur kështu zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit dhe ka provuar se qytetarët dhe komunitetet e vogla janë në gjendje të paraqesin një sërë idesh të reja, të gjelbra, gjithëpërfshirëse të biznesit që përgjigjen ndaj sfidave mjedisore dhe ekonomike në secilin prej vendeve.
Idetë e gjelbra nga Maqedonia e Veriut, fitojnë për herë të katërt në konkursin rajonal, ose gjithsej janë 6 ide fituese që kanë fituar 10 000 dollarë secila, për zbatimin e biznesit të tyre të gjelbër në 5 vitet e fundit. Gjë e cila na bën të jemi të lumtur dhe krenarë!
