
10 vjet vepra të mira – ARNO festoi një dekadë ekzistence dhe një çmim rajonal
ARNO, një shoqatë për inovacione sociale e themeluar në Maqedoni në vitin 2013, festoi me krenari 10 vjetorin e saj. Gjatë dekadës së fundit, ARNO ka qenë në ballë të sipërmarrjes sociale dhe të gjelbër, zhvillimit të të rinjve, filantropisë dhe ndjekjes së ndryshimeve sociale. Angazhimi i organizatës ka rezultuar në arritje të jashtëzakonshme dhe njohje të gjerë. Në dhjetor të këtij viti, ARNO mori çmimin “Krijuesit e Rinj të Shekullit” në Kongresin e Tretë Botëror të Sipërmarrësve në Dubrovnik. Kjo mirënjohje vërteton kontributin e jashtëzakonshëm të ARNO-s në zhvillimin e sipërmarrjes në Evropën Qendrore dhe Juglindore për vitin 2022/23.
Që nga themelimi i saj, ARNO menaxhon konkursin “Ide të Gjelbërta” dhe është krenare që Maqedonia ka 10 fitues rajonalë dhe një investim total prej 95.000 dollarësh për zhvillimin e bizneseve të gjelbra. Në kuadër të programit të Inkubatorit Rajonal për Sipërmarrësit Socialë (RISE), ARNO ka përfshirë mbi 70 të rinj në më shumë se 20 ekipe, ka ofruar mbi 300 orë trajnime dhe mentorim, duke dhënë mbi 15,000 euro për ekipet e inkubuara në nivel lokal, në për të mbështetur zhvillimin e bizneseve sociale tek të rinjtë e vendit.
“ARNO do të thotë ‘mirë’. Kjo fjalë na udhëheq në çdo gjë që bëjmë. Ne gjithmonë duam të shohim të mirën tek të tjerët dhe duam të jemi të mirët në shoqërinë tonë. Ka shumë punë përpara dhe pas nesh. Ne vazhdojmë me të njëjtat fusha strategjike – zhvillimi i sipërmarrjes së gjelbër sociale, investimi tek të rinjtë, filantropia dhe gjithashtu do të sjellim koncepte të reja (modeli i ekonomisë së krofnes (gjevrekut)), njohuri të reja dhe nëse autoritetet lokale na ndihmojnë sadopak do te sjellim edhe Riparimin e pare (repair shop). Mirënjohje për të gjithë kontribuuesit e kaluar dhe të ardhshëm, me një ekip njerëzish të mirë bëhen gjëra të mira për të cilat të gjithë kemi nevojë dhe i meritojmë”, tha Irina Janevska, bashkëthemeluese dhe presidente e ARNO.
Angazhimi i ARNO-s për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme reflektohet gjithashtu në projektet që përfshijnë mësues dhe shkolla të mesme nga e gjithë Evropa. Falë mbështetjes nga Komisioni Evropian, organizata ka ofruar trajnime për sipërmarrje sociale për më shumë se 350 studentë dhe 40 profesorë. Projekti “Coolinari.mk”, i iniciuar në vitin 2013, ka marrë çmime dhe mirënjohje të shumta për ndikimin e tij në arsimin profesional dhe ekonominë sociale dhe është shembull i fuqisë së arsimit joformal tek studentët kuzhinierë dhe furrtarë.
Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunëtorët dhe mbështetësit kryesorë, ARNO mbështeti mbjelljen e 100 pemëve përmes eko-iniciativës Borenka. Këto pemë simbolizojnë rritjen e përbashkët, përpjekjet kolektive dhe investimin e palodhshëm për të bërë vepra të mira.