Vizitë studimore në Slloveni: Mësimi nga shembuj të suksesshëm të demokracisë ekonomike dhe modeleve të pronësisë së punonjësve
Nga data 20-24 tetor 2024, ARNO, së bashku me Institutin për Demokraci Ekonomike (IED) nga Sllovenia, organizuan një vizitë studimore në Lubjanë. 12 pjesëmarrës nga organizata të shoqërisë civile, ndërmarrjeve sociale, universitete vedhe kompanive private, patën mundësinë të eksplorojnë botën e demokracisë ekonomike përmes shembullit të suksesshëm të INEA – lider në zbatimin e modelit të Planit të Pronësisë së Aksioneve të Punonjësve (ESOP) atje.
Vizita studimore filloi me një hyrje frymëzuese për qeverisjen demokratike në ndërmarrje, të udhëhequr nga kolegë të Institutit për Demokraci Ekonomike. Pjesëmarrësit u njohën me parimet e modelit ESOP, mësuan se si inovacioni i të rinjve mund të formësojë vendin e punës dhe eksploruan se si pronësia kolektive drejton suksesin afatgjatë si për kompanitë ashtu edhe për punonjësit.
Vizita në INEA ishte pika kryesore e programit të studimit – një kompani që operon sipas modelit ESOP dhe që prej vitesh ka përfshirë punonjësit e saj në proceset vendimmarrëse. Punonjësit ndanë udhëtimin e tyre emocional, duke detajuar betejat, sukseset dhe sfidat e tyre në kalimin në këtë model, si dhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe krenarisë që vjen me të qenit bashkëpronar i një kompanie të madhe.
Përveç vizitës në INEA, pjesëmarrësit mësuan edhe për projektin MAG-NET, një nismë që lidh një rrjet ndërmarrjesh dhe organizatash sociale që punojnë mbi parimet e solidaritetit dhe drejtësisë. Programi përfshinte gjithashtu një takim me deputetë të Parlamentit Europian, ku diskutimet u fokusuan në politikat që drejtojnë qeverisjen ekonomike në kompani dhe ndërmarrje sociale, si dhe rëndësinë e stimujve financiarë për zbatimin e këtyre modeleve.
Vizita studimore u organizua në kuadër të projektit “Shaping the Future of Work: Youth Workplace Democracy for Social Change”, zbatuar nga Instituti për Demokraci Ekonomike – Slloveni (koordinator) dhe Organizata për Inovacion Social “ARNO” – Maqedonia e Veriut. Projekti financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian

