Studentë sot- sipërmarrës të përgjegjshëm nesër (S.T.R.E.T)
Data
Donatorë
Partnerë
Fjalët kyçe
Të rinjtë e moshës së kolegjit, janë të hapur dhe entuziastë për të bërë ndryshime në shoqërinë e tyre dhe për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve. Ndërgjegjësimi në rang global dhe bashkëveprimi, kanë zgjeruar perspektivat e tyre për rolin e të bërit mirë. Ata janë të etur për t’u përfshirë, për të pasur ndikim. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që, në kohën kur të rinjtë inkurajohen të jenë udhëheqës të ardhshëm në sektorin privat, ata duhet të mësojnë njëkohësisht edhe për Konceptin e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës / Modelin e sipërmarrjeve Shoqërore dhe vetë vizionin e të qënit Sipërmarrës i Përgjegjshëm. Projekti ynë, (Studentë sot- sipërmarrës të përgjegjshëm nesër), fokusohet në ofrimin e programeve të përshtatura për promovimin e Sipërmarrësisë Shoqërore dhe Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, për nxënësit e shkollave të mesme që regjistrohen në lëndën shkollore “Sipërmarrja”, në tre vendet respektive (Maqedoni, Kroaci dhe Lituani). Modulet e projektit janë hartuar në udhëheqje të OJQ-ve të njohura nga Maqedonia dhe Belgjika, të cilat ofrojnë ekspertizë të plotë në hartimin e moduleve dhe programeve, të cilat synojnë të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë teorike të studentëve, për t’u bërë sipërmarrës të përgjegjshëm.
Nxënësit dhe mësuesit janë të përfshirë plotësisht në të gjitha fazat e projektit dhe përdorin mjete krijuese për të ndarë mesazhin e projektit (Fushatat Online, Konkurse të Fotografive, evente gala për mbledhje fondesh), ndërkohë që kompanitë e sektorit privat, janë mobilizuar për të shkëmbyer histori dhe për t’u ofruar nxënësve mësime praktike dhe ekspozim ndaj mjediseve reale të biznesit.
Pikat kryesore: Ngjarja Gala, e mbajtur në fund të projektit, paraqiti një ankand të heshtur të fotografive të studentëve të përzgjedhur që vijnë nga qytetet e Shkupit, Rijeka dhe Radvisliskis, nën fushatën “Mirësia është rreth nesh, ne thjesht duhet ta njohim atë “. Studentët kishin për detyrë të vendosnin nëse do të dhuronin ose ri-investonin paratë e mbledhura me ankand. Kjo është në mënyrë që ata të përfshijnë parimet e donacioneve strategjike dhe qëndrueshmërisë, të cilat ata mësuan gjatë gjithë projektit.