
Partneri implementues I UNFPA-s
Data
Donatorë
Partnerë
Fjalët kyçe
Në vitin 2017, “ARNO” u bë partner për zbatimin e aktiviteteve brenda komponentit rinor të Planit Vjetor të Punës të Zyrës Kombëtare të Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNPFA). Në kuadër të këtij partneriteti, në bashkëpunim me rrjetin rinor të organizatave të shoqërisë civile Y-PEER Maqedoni, u realizuan shumë aktivitete: punëtori për forcimin e kapaciteteve të të rinjve dhe ngritjen e shkathtësive të avokimit, konferenca “Rinia, paqja dhe siguria” dhe fushata ” Edhe burrat munden”. Në fazën përfundimtare të projektit, konsulentët u angazhuan për përgatitjen e një dokumenti – Analiza e Situatës “Prezantimi i Arsimit Gjithëpërfshirës Formal Seksual në Republikën e Maqedonisë: Sfidat dhe Mundësitë”. Pas hartimit të dokumentit, për të hapur një diskutim kombëtar dhe për të finalizuar dokumentin, u organizua një takim me palët e interesuara.
Pikat kryesore: Konferenca Kombëtare u hap nga Znj. Radmila Sheqerinska, Zëvendës-Kryeministre e Qeverisë dhe Ministre e Mbrojtjes (në atë kohë), me një fjalim frymëzues për ndërtimin e paqes dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Në fjalimin e saj drejtuar pjesëmarrësve të rinj, ajo artikuloi perspektivën e saj personale dhe profesionale për paqen, sigurinë dhe rolin e të rinjve. Pikat kryesore të Konferencës u vendosën në Rezolutën 2250, rezolutës së parë (të miratuar 2015) kushtuar tërësisht në njohjen e rëndësisë së angazhimit të grave dhe burrave të rinj në formësimin dhe ruajtjen e paqes.