Orë Gatimi – Çmimi për ndikim social (Social Impact Award)
Data
Donatorë
Partnerë
Fjalët kyçe
Në vitin 2016, programi “Coolinari”, me mbështetjen e çmimit për ndikimi social, ofroi klasat e gatimit për të nxitur edukimin rreth gastronomisë dhe arsimit profesional në aktivitetin rreth sipërmarësis sociale.
Kjo u bë si një përgjigje për zvogëlimin e papunësisë dhe si ndërhyrje sociale që tregon se si partneriteti ndërsektorial, mund të kontribuojë në mënyrë efektive në ndikimin social. Për herë të parë në Maqedoni, njerëzit kishin mundësi të mësojnë se si të gatuajnë, nga kuzhinierë profesionalë. Shkolla mundësoj vendin dhe studentët e interesuar (kuzhinjerët e ardhshëm) aplikuan për të hyrë në program. Sektori privat (restorantët) mundësuan kuzhinierët e kualifikuar dhe qytetarët e interesuar, të blejnë bonot për të qenë pjesë e kësaj iniciative. Qytetarët e interesuar blenë kuponë në mënyrë që të mësojnë se si të gatuajnë dhe mbështesin veprimtarinë ekonomike të ARNO-s. Fitimi nga kuponat e shitura dhe aksesorët e kuzhinës (përparset dhe lugët drurit) që ishin brenduar me slogan të veçantë, u ri-investuan në kuzhinierët- nxënësit në një program special për aftësimin e tyre më të lehtë për tregun e punës.
Gjatë programit të bërë enkas për ata, takuan kuzhinier të famshëm, morrën pjesë në punëtori për përpilimin e një CV-je, bënë fotografi profesionale për t’u ndihmuar të gjejnë më lehtë punë dhe takuan blogerët e ushqimit dhe gurutë e mediave sociale. (mësuan se si të bëjnë foto të ushqimit, ping të famshëm, promovojnë veten), dhe përmirësuan aftësit e “buta”.
Pikat kryesore: Orët e gatimit u mbajtën nga kuzhinierët më të njohur, të organizuar nga temat: kuzhina italiane me kuzhinier Aleksandar Lazovski (Restoranti La Terraza), kuzhina maqedonase me kuzhinier Nikola Mishkovski (Restoranti Kamnik), kuzhina britanike me kuzhinier Mare Janevska (Ambasada Britanike), Kuzhina franceze me kuzhinier Mark de Jongh, dhe kuzhina aziatike me kuzhinier Filip Popovski (#GotvimesoFicho).