Ndërmarrjet sociale për zhvillim ekonomik dhe inkluzion social image

Ndërmarrjet sociale për zhvillim ekonomik dhe inkluzion social

Data

2021 - 2023

Donatorë

Bashkimi Europian

Partnerë

ARNO (koordinator nacional), Fondacioni Trag, Serbi (koordinator rajonal) Partner: Shoqata Optimist, Serbi

Fjalët kyçe

Sipërmarrje sociale, sipërmarrje e gjelbër, ekonomi e gjelbër, ekonomi sociale, projekt rajonal, shoqëri gjithëpërfshirëse, inkluzion social, zhvillim ekonomik, ndërmarrjet sociale

Programi Ndërkufitar Serbi-Maqedoni e Veriut, 2016-2020, IPA II

Sipërmarrësit socialë janë bartës të zhvillimit të qëndrueshëm, të barabartë dhe gjithëpërfshirës. Ata kontribuojnë drejtpërdrejt në përfshirjen sociale dhe kulturore përmes punës së tyre me grupet e cenueshme të qytetarëve dhe afrimit të komuniteteve, si dhe kontribuojnë në rritjen e kohezionit dhe solidaritetit social.

Qëllimi i projektit është të zhvillojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, duke forcuar ndërmarrjet sociale dhe duke inkurajuar bashkëpunimin e tyre ndërkufitar.
Projekti promovon sipërmarrjen sociale dhe inkurajon rrjetet ndërsektoriale dhe ndërkufitare ndërmjet ndërmarrjeve sociale, bizneseve lokale dhe institucioneve përkatëse përmes aktiviteteve të tij kryesore:

Akademia e Ekonomisë Sociale (e cila do t’i ndihmojë ndërmarrjet sociale të zhvillojnë modelin e tyre të biznesit dhe të rrisin ndikimin e tyre të gjelbër), mentorim për ndërmarrjet e përzgjedhura sociale, forume të rrjeteve online (për të inkurajuar komunikimin e tyre të ndërsjellë), dy konferenca (në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut).

Nga projekti veçojmë: Akademia e Ekonomisë Sociale

Në Akademinë q do të ketë karakter konkurrues, do të marrin pjesë 4 ndërmarrje sociale ekzistuese dhe 8 iniciativa të reja sociale-sipërmarrëse. Qëllimi i Akademisë është të ndihmojë ndërmarrjet sociale të zhvillojnë modelin e tyre të biznesit dhe të rrisin ndikimin e tyre “të gjelbër”.