
Kuzhina profesionale e të rinjve – Teknologji të reja për biznes social
Data
Donatorë
Partnerë
Fjalët kyçe
Kuzhina profesionale e të rinjve
Frymëzimi i ARNO-s për këtë projekt, ishte kërkesa e lartë e kuzhinierëve si dhe reputacioni i ulët për nxënësit e gastronomisë në shoqërinë tonë. Ky projekt është i pari në vend që promovon ndërmarrësinë sociale, përmes përdorimit të IT-së, për të zvogëluar në mënyrë inovative papunësinë e të rinjve dhe ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme rinore. Si pjesë e projektit, 20 nxënës (kuzhinierë) nga shkolla profesionale, morën trajnime mbi aftësitë themelore të biznesit, siç janë: prezantimi i modelit të ndërmarrjes sociale, trajnime për menaxhimin e platformave të mediave sociale, përdorimi i postës elektronike dhe korrespodencës profesionale, dhe ndërtimi i CV-ve dhe portofole. Nxënësit gjithashtu morën foto profesionale kreative për përdorim të mëtejshëm për vetë-promovim. Disa nga nxënësit, falë projektit, u ekspozuan në tregun e punës dhe fituan punën e tyre të parë.
Produktet IT të projektit janë:
- Faqe interneti dhe aplikacioni mobil – www.mojketering.mk, përmes të cilit, çdo qytetar mund të porositë ketering nga shkolla dhe kështu të mbështesë nxënësit. Të gjithë të ardhurat nga keteringu, ri-investohen tek nxënësit.
- Faqja interneit http://www.coolinari.mk dhe RECEPTKO (Aplikacioni mobil për receta) – platforma në internet që promovojnë profesionin e kuzhinës dhe shërbenë si një bazë të dhënash për punëdhënësit. Këtu përfshihen receta të të rinjve dhe CV-të e tyre ekspozohen në tregun e punës.
- Projekti u implementua me një grant të dhënë në kuadër të Programit të UNDP-së “Mbështetje e Ndërmarrësisë Sociale për të rinjtë” në partneritet me Shkollën Shtetërore të AAP-së për Gastronominë SHMQSH”Lazar Tanev”, OJQ-në “Youth Can”, Komunën Qendër dhe disa kompani private. Me të gjithë historinë e saj të suksesit, kjo iniciativë u rrit nga një projekt I ARNO-s, në një program të njohur të titulluar ” Është cool të jesh Coolinari” dhe në një ëndërr që një ditë të regjistrohet si një Ndërmarrje Sociale “Coolinari”.
Pikat kryesore: Për këtë projekt, ARNO u rreshtua në listën e çmimeve Europiane të Rinisë 2014. European Youth Award (EYA) (çmimi europian i të rinjëve) është një konkurs pan-Europian për të motivuar të rinjtë, sipërmarrësit socialë dhe startup-et, për të prodhuar projekte dixhitale me vlerë sociale, që adresojnë qëllimet e përcaktuara nga Këshilli i Europës dhe Europa 2020. Ai demonstron potencialin e tyre për të krijuar zgjidhje inovative me internet dhe teknologji mobile.