Kulinari në aksion – sipërmarrësi sociale për impakt image

Kulinari në aksion – sipërmarrësi sociale për impakt

Data

2023 - 2024

Donatorë

Qendra për Dialog Interkulturor, Unioni i Skautëve të Maqedonisë dhe Qendra për Hulumtime dhe Analiza NOVUS.

Partnerë

ARNO (koordinator) dhe Sh.M.T „Llazar Tanev“ (partner)

Fjalët kyçe

Arisimi profesional, arsimimi joformal, sipërmarrësi sociale, nënpunësim, të rinj

Projekti  „ Kulinari në aksion – sipërmarrësi sociale për impakt “ është inspiruar nga bashkëpunimi i frytshëm mes ARNO-s dhe Sh.M.T „Llazar Tanev“. Nga viti 2013 e këndej, ky patrneritet  tregoi recetën e përkyer për sukses, duke gjeneruar rezultate pozitive në sferën e arsimit joformal për kuzhinierë, perspektivat e punësimit të të rinjve dhe edhe të ekonomisë sociale.

„ Kulinari në aksion “ synon të rrisë punësimin, nënpunësimin dhe të lehtësojë kalimin e studentëve në tregun e punës, veçanërisht tek të rinjtë që kanë pak mundësi. Sipërmarrja sociale do të përdoret jo vetëm si një model modern biznesi, por edhe si një mjet për të forcuar punësueshmërinë dhe vetëpunësimin e kuzhinierëve të rinj. Përveç përvojës së drejtpërdrejtë, projekti do të ofrojë punëtori për t’i njohur studentët me bazat e sipërmarrjes sociale. Studentët do të njihen me vlerat e sipërmarrësisë sociale, rëndësinë e komunikimit dhe përfshirjen e komuniteteve dhe bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm.

Kjo iniciativë realizohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Rinia – Agjentët e Ndryshimit”,  i cili zbatohet nga Qendra për Dialog Interkulturor, Unioni i Skautëve të Maqedonisë dhe Qendra për Hulumtime dhe Analiza NOVUS.

Projekti financohet me mbështetjen e Komisionit Evropian. Përmbajtja e këtij projekti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se shpreh pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Nga projekti veçojmë:  Në kuadër të projektit është paraparë edhe përfshirja e qytetarëve të Shkupit, të cilët do të ftohen të rikrijojnë gjevrekun përmes një konkursi recetash. Konkursi do të kulmojë me finalen e madhe, ku 10 finalistë do të përgatisin gjevrek sipas recetave të tyre. Fituesi i konkursit do të marrë një çmim të vogël financiar dhe do t’ua trashëgojë studentëve recetën e tij.