INN@SEE- Sipërmarrja inovative sociale me angazhimin e të rinjve
Data
Donatorë
Partnerë
Fjalët kyçe
Projekti (https://innose.up.krakow.pl/) promovon Edukimin e Sipërmarrjes Sociale midis të rinjve përmes qasjes inovative bazuar në rezultatet e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndër-sektorial. Sipërmarrësia Sociale është thelbi i projektit, dhe në të njëjtën kohë, një medium për të arritur qëllime të tjera transversale. Objektivat e projektit rrjedhin drejtpërdrejt nga 3 fusha të nevojave të synuara: aftësi dhe ndërtim të kapaciteteve, orientim, rrjetëzim, dhe ndërgjegjësim. Më poshtë janë objektivat e projektit:
- Përhapja e mendjeve dhe aftësive sipërmarrëse midis të rinjve në një nivel më të gjerë të BE-së
- Të sigururoj sipërmarrësit e rinj, aspirues, një mjet të qartë për të filluar
- Të lehtësohet qasja e të rinjve dhe stafit të të rinjve në informacione në lidhje me mundësitë dhe mjetet e trajnimit dhe udhëzimit në nivele lokale dhe ndërkombëtare
- Për të promovuar rrjetëzimin midis SS të rinj
- Për të promovuar një kulturë të sipërmarrjes sociale të BE-së ndërmjet shoqërisë, duke rehabilituar sipërmarrjen përmes ndërmarrësisë sociale, me një vëmendje të veçantë për kontributin e përfaqësuar “nga” dhe “për” të rinjtë
- Të rritet ndërgjegjësimi tek të rinjtë si qytetarë aktivë lidhur me sfidat sociale, mjedisore dhe diversitetin e komuniteteve të BE-së, duke mësuar se si ndërmarrësia sociale mund t’i përballojë ata
- Për të promovuar dukshmërinë midis palëve kryesore të interesit të bizneseve sociale dhe rëndësinë e inovacionit shoqëror dhe ndikimit shoqëror
Pikat kryesore: Projekti propozon një kornizë në lidhje me “Inovacionin e Hapur Social” dhe demonstron se si mund të zbatohet përmes shembujve, udhëzimeve dhe ngjarjeve. Parimi kryesor i Inovacionit të Hapur është që një organizatë e vetme të mos inovojë në izolim, por përkundrazi përmes angazhimit me lloje të ndryshme partnerësh, të përvetësojë ide dhe burime nga mjedisi i jashtëm.
Prodhimi i një pakete veglash: Qëllimi i këtij Produkti Intelektual , i udhëhequr nga ARNO, është të frymëzojë mentalitetin inovativ social tek sipërmarrësit e rinj dhe t’i ndihmojë ata të ideojnë. Ky produkt intelektual, do të shërbejë për të shfaqur fleksibilitetin e paketës së së mjeteve dhe programin e trajnimit, përmes përdorimit të një qasjeje ndërsektoriale; si një koleksion eklektik i mjeteve ekzistuese të bashkuara nën tema dhe mënyra të ndryshme (zgjedhja offline/online). Në këtë lidhje mund të gjeni versionin anglisht të paketës së mjeteve (meqë është një lëmi e gjerë, ne përdorim lidhjen e jashtme të Google Drive)