Holokausti në Ballkan – Hulumtimi, Edukimi, Kujtimi image

Holokausti në Ballkan – Hulumtimi, Edukimi, Kujtimi

Data

2017 - 2019

Donatorë

Evropa për Qytetarët (Komisioni Evropian)

Partnerë

Mod of life- Rumania (Kordinator), Iniciativa rinore dhe civile në Luginën e Trëndafilave (Youth and Civil Initiatives in the Rose Valley) - Bullgari, Iniciativa rinore"I want! I can!" - Serbi, OJQ-ja Delta Youth - Greqi, Qendra për paqe, Jo dhunë dhe të drejtat e njeriut (nenasilje i ljudska prava) - Osijek, Kroaci

Fjalët kyçe

arsim joformal, vetëdijësim, rinia, filantropi

Në dhjetor të vitit 2017, ARNO u bë pjesë e projektit të Holokaustit në Ballkan, së bashku me 5 partnerë të tjerë të Ballkanit. Projekti “Holokausti në Ballkan – Hulumtimi, Edukimi, Kujtimi”, i zbatuar në Rumani, Serbi, Bullgari, Kroaci, Maqedonin e Veriut dhe Greqi, synon të paraqesë kushtet e Holokaustit në këto vende dhe të rrisë ndërgjegjësimin, veçanërisht në mesin e popullatave të reja, për atë që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përveç kësaj, projekti synon jo vetëm rritjen e ndërgjegjësimit, por gjithashtu vë në dukje efektet e mundshme negative të jotolerancës, racizmit dhe diskriminimit në disa pakica, si problemet aktuale të sotme. Në fazën e fundit të këtij projekti, secili nga partnerët shënoi Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Holokaustit.

ARNO, si një organizatë për inovacione sociale, zgjodhi një qasje më krijuese dhe organizoi një konkurs për ese dhe kartolinë me temën “Holokausti në Maqedoni”. Qëllimi i konkursit ishte të frymëzojë të rinjtë që të shprehen në mënyrë krijuese dhe, përmes një fjale të shkruar ose vizualizimi, të bëjnë nderimin e tyre ndaj viktimave të Holokaustit duke përcjellë një mesazh se kjo ngjarje tragjike nuk do të harrohet kurrë.

Pikat kryesore: Gjatë seminarit në Shkup, pjesëmarrësit patën rastin të vizitojnë Qendrën Përkujtimore të Holokaustit për Hebrenjtë e Maqedonisë (1 nga 4 në të gjithë botën) dhe të marrin pjesë në turne edukative dhe të shijojnë  përvojën audio-vizuale. Ata u pritën nga drejtor i Qendrës Memoriale, z. Goran Sadikarijo.

Videot e projektit