Harta gastronomike e Ballkanit Perëndimor image

Harta gastronomike e Ballkanit Perëndimor

Data

2019 - 2020

Donatorë

Fondi I Ballkanit perëndimor

Partnerë

“Gjenerator” - Vranje, Serbi (Kordinator) dhe partnerë: “ARNO” - Shkup, Maqedonia.V, “KFIC” - Gjilan, Kosovë dhe “Bona Fide” - Pljevlja, Mali i Zi

Fjalët kyçe

rini, pajtimi, ushqim, gatim, Ballkani Perëndimor

“Harta gastronomike e Ballkanit Perëndimor” është një projekt që synon hartografimin e rajoneve ku ka një përgatitje tradicionale të ushqimit në Ballkan. Përveç punëtorive të gatimit dhe testimeve nga qytetarët në të gjithë rajonin, ky projekt do të rezultojë në botimin e një libri për gatim, 8 video gatimi dhe 5 kartolina me harta të 4 pjatave specifike: ajvar, goulash, shtrudëll dhe byrek.

Ky projekt paraqet kategori atipike të popullatës lokale në ruajtjen e traditave lokale gastronomike, siç janë kuzhinierët e ardhshëm të bashkimit të Ballkanit, profesionistët – gratë me arsim të lartë, viktimat e dhunës në familje, tifozët e rock and roll-it, si dhe mbajtësit tipikë të traditës (gratë të cilat janë aktive në shoqatat e grave pakicë).

 

Pikat kryesore: Si pjesë e këtij projekti, në Shkup (Tetor 2019), u organizua aktiviteti “Degustimi i Ushqimit Tradicional”. Në këtë aktivitet, kuzhinier të aftë, të rinj nga programi “Coolinari” (nxënës të shkollës ShMQSh “Lazar Tanev”) përgatitën gatime tradicionale nga rajoni i Ballkanit, të cilat më vonë u shërbyen në një ngjarje të hapur, ku të gjithë kalimtarët mund ta shijonin ushqimin e pregaditur.

Videot e projektit