GREASE – Sipërmarrja e gjelbër rurale në ekosistemin social afrikan image

GREASE – Sipërmarrja e gjelbër rurale në ekosistemin social afrikan

Data

2024 - 2026

Donatorë

Erasmus+ (Komisioni Europian)

Partnerë

DIESIS Network (Belgjikë)-koordinator, ARNO ( Maqedonia Veriut), AFROLEADERSHIP (Kamerun), FORESSCAM (Kamerun), Partenariat France & Afrique pour le co-développement (Kamerun).

Fjalët kyçe

Sipërmarrja e gjelbër sociale, ekonomia sociale në Kamerun, institucionet e arsimit dhe trajnimit profesional, trajnerët, gratë rurale, ngritja e kapaciteteve, fuqizimi i komunitetit, tranzicioni i gjelbër dhe digjital, fuqizimi ekonomik dhe social i grave, krijimi i qëndrueshëm i vendeve të punës, barazia gjinore

Sipërmarrja e gjelbër rurale në ekosistemin social afrikan (GREASE), synon të përmirësojë institucionet  e arsimit dhe trajnimit profesional të Kamerunit (VET) dhe ndërmarrjet e ekonomisë sociale, të fokusuara në aftësitë e gjelbra dhe digjitale për gratë  e zonave rurale. Projekti synon të kapërcejë hendekun në sistemin arsimor,  mes nevojës për aftësi të reja të gjelbërta, digjitale dhe sipërmarrëse dhe mungesës së përmbajtjes adekuate arsimore për trajnerët për ekonominë sociale dhe gratë në zonat rurale.

Projekti do të zhvillojë kompetencat kyçe në sipërmarrjen e gjelbër sociale, përmes një programi inovativ të ndërtimit të kapaciteteve për trajnerët për sipërmarrjen e gjelbër sociale, duke përdorur metodologji të përziera të të mësuarit, duke u mundësuar partnerëve të krijojnë programe të cilësisë së lartë të arsimit dhe trajnimit pofesional  për zhvillim të qëndrueshëm rural. Projekti synon të angazhojë nxënësit, edukatorët, gratë e zonave  rurale dhe palët e interesuara locale, në përmirësimin e aftësive dhe krijimin e mundësive gjithëpërfshirëse të punës për tranzicionin e gjelbër dhe digjital.

Objektivat kryesore:

  • Përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve të arsimit dhe trajimit profesional të Kamerunit, për të ofruar mundësi mësimore novatore dhe të përziera për aftësitë e sipërmarrjes së gjelbër, digjitale dhe sociale.
  • Rritja e mundësive për fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe promovimi i praktikave sipërmarrëse me përfshirje gjinore në zonat rurale.
  • Mbështetje për shkëmbimin ndërrajonal të njohurive, praktikave të mira dhe metodologjive të të mësuarit të përzier për tranzicionin binjakëzues midis BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës.
  • Mbështetje e bashkëpunimit ndërmjet organizatave lokale, organeve publike lokale, ndërmarrjeve (sociale) dhe organizatave europiane në BE, Ballkanin Perëndimor dhe Afrikë, në hartimin dhe zbatimin e mundësive të arsimit dhe trajnimit profesional për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës dhe përfshirjen në tregun e punës.

 

Pikat kryesore të projektit: Hulumtimi mbi ekosistemin e ekonomisë sociale në Kamerun; Broshurë mbi historitë frymëzuese të sipërmarrjes sociale të gjelbër të grave; vizita studimore në Kamerun dhe Belgjikë; program për ngritjen e kapaciteteve për trajnerë dhe ofrues të arsimit dhe trajnimit profesional në ekonominë e gjelbër sociale që punojnë me gratë rurale; trajnim me gra sipërmarrëse sociale të gjelbra nga zonat rurale në Kamerun