Cepi i zbavitjes në kufi image

Cepi i zbavitjes në kufi

Data

2016

Donatorë

Kisha Rutgers New York, (SHBA)

Partnerë

ARNO (Kordinator), “Fshati I fëmijëve SOS- Maqedoni”, Teatri I hijeve “Hije dhe re”

Fjalët kyçe

mbështetje e fëmijëve refugjatët, kriza e migrantëve, teatri i hijeve, inovacione sociale, filantropi

Në mars të 2016, si përgjigjje humanitare ndaj pamjeve jashtëzakonisht trishtuese të refugjatëve në kampet përgjatë kufirit të Maqedonisë së Veriut, ARNO ndërrmori një projekt afatshkurtër për fëmijët refugjatë. Bashkë me ekipin teatror “Hije dhe re”, ARNO organizoi disa punëtori për fëmijët migrantë në kufirin e Maqedonisë së Veriut, në Tabanovc. Gjatë gjithë projektit, fëmijët refugjatë u inkurajuan të marrin pjesë në programet e dizajnuara për ta. Fotografitë dhe rezultatet e punëtorisë u prezantuan para publikut dhe morën vëmendje të madhe. Teatri i hijeve si mjet, është shumë i aplikueshëm dhe kur përdoret për promovimin e paqes dhe për lidhje ndërkulturore, menjëherë njihet nga qytetarët. Falë reagimit të publikut të gjërë dhe mediave, u arit një presion social ndaj qasjes nacionale që i bëhej krizës së refugjatëve. Njerëzit tejkaluan besimet henofobike vetëm duke parë fytyrat e fëmijëve, buzëqeshjen dhe lotët e tyre, përmes fotove të projektit. Projekti u zhvillua me ndihmën e “Fshati I fëmijëve SOS –Maqedoni”, mbështetur nga kisha Rutgers NY (SHBA).

Pikat kryesore: Procesi i krijimit të shfaqjeve të Teatrit të hijeve përfshinte ngushëllime me ekspertë për komunikimin ndërkulturor, në mënyrë që të siguroheshin që mesazhet të jenë efektive dhe të fuqishme. Zhvillimi i rezultateve krijuese ishte vetë një proces mësimi (vetëm ngjyra të ndritshme, shmangia e kontureve të peizazheve të qytetit, etj.).