Manifest

ARNO do të thotë “i/e mirë”. Kjo fjalë na udhëzon në gjithçka që bëjmë. Është arsyeja pse bëjmë mirë, pse shohim mirë në të tjerët dhe pse duam të jemi të mirë për shoqërinë tonë.

Ne e dimë se ndryshimi midis të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm, është ai mundi pak më ekstra. Kjo është arsyeja pse ekipi ynë përbëhet nga mendje të ndritshme dhe krijuese, me zemra filantropike, me shumë përvojë në industri, fusha të ndryshme dhe të gatshëm për të dhënë atë mundin ekstra. Ne jemi të apasionuar pas bashkësive tona dhe shkaqeve, por gjithashtu kemi njohuri, rrjete dhe fleksibilitet, të cilat janë thelbësore për të mbështetur pasionin tonë. Ne besojmë se asgjë nuk është e pamundur, thjesht duhet të gjesh zgjidhjen e duhur.

Ne në ARNO besojmë se veprat duhet të flasin vetë. Kjo është arsyeja pse iniciativat tona si Konkursi Vjetor për Idetë e Gjelbërta, Shitjet e Orëve të Gatimit, Bashkëpunimi me profesorët dhe mësuesit e sipërmarrjes, Mentorshipi për biznes sociale, Inkubimi i ideve për biznese sociale, Punëtoritë për angazhimin e burrave në punët e shtëpisë dhe shumë, shumë më tepër janë shembuj të gjallë të kësaj. Këto projekte dhe ndërhyrje sociale theksojnë përkushtimin, gatishmërinë dhe aftësinë tonë për të inovuar dhe për t’u përgjigjur sfidat sociale.