Trajnimin mbi platformat dhe mjetet digjitale për mësuesit image

Trajnimin mbi platformat dhe mjetet digjitale për mësuesit

Nga data 22 deri më 28 Janar në Shkup, partnerët e projektit STRET TT2 organizuan “Trajnimin mbi platformat dhe mjetet digjitale për mësuesit”. ARNO dhe gimnazi “Rade Jovçeski Korçagin” , pritën 20 profesorë dhe punëtorë të rinj nga Lituania, Rumania, Italia dhe Maqedonia e Veriut, të interesuar të mësojnë mbi kompetencat digjitale, platformat dhe mjetet për modernizimin e kurrikulave të sipërmarrësisë sociale dhe politikat dhe praktikat shkollore për kompetencat digjitale.

Trajnimi u drejtua nga partneri ynë “Scoala de Valori”, i cili prezantoi platformat europiane, SELFIE dhe Digi.Comp.Edu,  të cilat ndihmojnë në vlerësimin e kompetencave digjitale të mësuesve dhe nxënësve në të gjithë Europën. “Scoala de Valori“ ndau  përvojën si organizata e parë që pilotoi këto platforma në Rumani, duke ndihmuar partnerët të zhvillojnë plane veprimi për zbatimin e këtyre platformave në shkollat ​​e tyre. Përveç kësaj, ARNO prezantoi disa mjete dhe platforma digjitale për profesorët që japin mësim rreth sipërmarrësisë sociale për organizimin e klasave interaktive dhe digjitale,  të asistuara dhe aktiviteteve jashtëshkollore si p.sh. Canva, ChatGPT, Slack, Mentimeter etj. Partnerët praktikuan përdorimin praktik të këtyre mjeteve në kontekstin e kurrikulave dhe klasave të sipërmarrësisë sociale dhe filantropisë.

 

Pjesëmarrësit vizituan edhe disa ndërmarrje sociale. “Kopçe“, një ndërmarrje sociale e Kryqit të Kuq të Maqedonisë, e cila shet rroba të përdorura dhe dhuron rroba për njerëzit e kategorive të rrezikuara të qytetarëve; “Sy më sy“, një revistë rruge që është një nga ndërmarrjet sociale më të vjetra dhe më të suksesshme e cila punëson qytetarë të margjinalizuar si shitës ambulantë dhe i integron ata në tregun e punës; dhe në fund, Qendrën për Ndërmarrje Sociale e cila, së bashku me ARNO-n, është një nga mbështetësit dhe aktorët kryesorë në ekosistemin e ekonomisë sociale në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën e ardhshme, partnerët do të fillojnë të krijojnë një Udhëzues për Mjetet Digjitale për Profesorët e Sipërmarrësisë Sociale, ndërkohë që profesorët do të marrin pjesë në një program job shadowing ,  për të shkëmbyer përvoja dhe praktika për aftësitë dhe mjetet digjitale.

STRET TT2 udhëhiqet nga gjimnazi “Radviliskio Lizdeikos” (koordinator) – Lituani; në partneritet me ARNO – Maqedonia e Veriut; ShMHT “Rade Jovçeski Korçagin” –  Maqedonia e Veriut; Instituti i Arsimit të Lartë të Mesëm “Marini-Gioia”-Itali; Asociacioni “Shkolla e vlerave” – Rumani. Projekti është i financuar nga program Erasmus+ i Bashkimit Europian.

Social share