Shpallen idetë fituese të gjelbra për vitin 2022 image

Shpallen idetë fituese të gjelbra për vitin 2022

Më 31 maj, ARNO shpalli fituesit e konkursit “Ide të gjelbra” 2022,  të mbajtur në Qendrën për Ndërmarrje Sociale në Shkup. Juria,  në kategorinë e ideve embrionale,  zgjodhi idetë “Peli” nga Jana Angelovska dhe “Nga ndotësi  në zbukurues” të Goce Stevanovskit, ndërsa në kategorinë e koncepteve të gjelbra,  fituese është ideja “Dhoma e pilotimit të insekteve” e Aleksandër  Karaviloskit nga Veg Food-Prilep. Interesant për konkursin e sivjetshëm është fakti  që të gjitha idetë,  në modelin e biznesit kanë parimin e qarkullimit, gjegjësisht përdorin mbetjet (pelenat, kartonin, perimet/mbeturinat e fermës) në procesin e prodhimit të ri.

Në konkurs mbërritën 20 aplikime, prej të cilave 10 konkurruan në finalen e Maqedonisë së Veriut. Juria që vlerësoi aplikimet e pranuara,  ishte e përbërë nga ekspertë nga fusha dhe institucione të ndryshme: Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Igor Izotov – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Robertina Brajanoska nga Shoqata Ekologjike Maqedonase (MED) , Danço Dimkov nga Asociacioni për Menaxhim dhe Konsulencë-MKA2000, Voislav Ilievski nga “Maqedonia 2025”. Partnerët  tanë përsëri ofruan mbështetje për fituesit kombëtarë,  : bono të vlefshme për shërbime konsulente nga Shoqata për Menaxhim dhe Konsulencë “MKA2000”, regjistrim falas i platformës Connect2MK dhe shërbime mentorimi dhe/ose pjesëmarrje në programin CESO SACO të “Maqedoni 2025” dhe anëtarësim dyvjeçar falas në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. E  mësuar nga nevoja për dixhitalizim dhe për shkak të sfidave të prokurimit, ARNO këtë vit u ndau fituesve 3 laptopë.

“Frika dhe pritshmëritë nga pandemia se nuk do të kemi shumë aplikime, fatkeqësisht u realizuan këtë vit. Supozojmë se të gjitha ngjarjet botërore, tregu i paqëndrueshëm, pasiguria, kanë bërë të vetën. Por ajo që na gëzon , është fakti se këtë vit vërejmë se ekonomia qarkulluese po afrohet më shumë me sipërmarrësit nga RMV dhe se në fund kemi pasur ide shumë solide (cilësi kundrejt sasisë). Nga mbeturinat te produkti është një koncept magjepsës që duhet dëgjuar dhe mbështetur në shoqëri , nëse duam të jemi në krah të transformimeve ekonomike dhe nëse duam të lehtësojmë rrugën tonë përpara. Kolaps ekologjik = kolaps social, ne e kemi të njohur ekuacionin,  e tani, na  mbetet si detyrë që së bashku të vendosim se si të krijojmë dhe mbështesim një ekonomi të mirë për njeriun dhe natyrën”,  tha Irina Janevska nga ARNO.

“PELI është një ide e gjelbër e fokusuar në mbetjet e pelenave, e  që ka tre segmente: Rritja e përgjegjësisë sociale për një mjedis më të pastër përmes blogjeve dhe fushatave edukative. Inkurajimi I prindërve që të selektojnë që në start  mbetjet e pelenave të cilat aktualisht përfundojnë nëpër deponi dhe të zvogëlojnë  presionin për përdorimin e burimeve të reja. Zbatimi dhe zhvillimi i ekonomisë rrethore përmes zhvillimit të teknologjisë për ripërdorimin e mbetjeve dhe marrjes së një produkti të ri eko” thotë Jana Angelovska, fituese në kategorinë e ideve embrionale me idenë “Peli”.

“Ideja jonë është të shfrytëzojmë potencialin e madh të insekteve për të mirën e popullatës globale dhe të kontribuojmë në sfidën e proteinave 2040, për të përmbushur nevojat për proteina në një mënyrë që të jetë e arritshme, e shëndetshme dhe miqësore me mjedisin. Mënyra se si i ushqejmë kafshët duhet të ndryshojë në mënyrë dramatike. Në idenë tonë, mbetjet e biodegradueshme përdoren si lëndë e parë për të ushqyer larvat e mizave. Vetë prodhimi nuk kërkon një sasi të madhe energjie, nënprodukti është pleh organik dhe ne nuk prodhojmë mbetje. Me gjithë këto parametra,  ne fillojmë një biznes të ri dhe me besim pohojmë se jemi 100% të gjelbër”, thotë Aleksandar Karaviloski (Ve Dog Food-Prilep), fitues në kategorinë e ideve të gjelbra me idenë “Dhoma e pilotimit të insekteve”

“Ideja jonë  konsiston në mbledhjen e mbeturinave të letrës nga të gjithë ndotësit kryesorë (qendra tregëtare, supermarkete) dhe shndërrimin e saj në material të qëndrueshëm: material zdrukthtarie dhe një material të dytë – lëkurë artificiale. Nga këto material,  ne planifikojmë të prodhojmë produkte me qëndrueshmëri të lartë estetike për konsum masiv, por edhe për të shitur repro-materiale.

Marrja e mirnjohjes , pra radhitja  mes tre ideve të para, më dha gëzimin të marr përgjegjësinë për të justifikuar besimin e ekipit dhe bashkëpunëtorëve të ARNO-s, por edhe të luftoj që kjo ide të fitojë njohje dhe pranim ndërkombëtar, me qëllim që  jehona e gjelbër të përhapet sa më shumë dhe të ndryshojëi pozitivisht jetën e sa më shumë njerëzve” , thotë Goce Stevanovski,  fitues në kategorinë e ideve embrionale me idenë “Nga ndotësi në zbukurues”.

 

Social share