Punëtori për Ide të Biznesit Social
Dëshirojmë t’ju informojmë se afati i aplikimit është zgjatur deri të hënën, 31 maj, 11:00. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen të hënën deri në orën 15:00.
ARNO në bashkëpunim me Qendrën “Yunus “ për Bizneset Sociale në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup, shpall një thirrje për 20 studentë që të marrin pjesë në 3 punëtori për zhvillimin e ideve për bizneset sociale. Kushti për pjesëmarrje është të marrësh pjesë në të tre punëtoritë (A, B, C). Punëtoritë do të zhvillohen online në platformën ZOOM.
Gjuha e punës: maqedonisht
Punëtoria A: 1 qershor, ora 17:00-19:00
Punëtoria B: 2 qershor, ora 17:00-20:00
Punëtoria C: 3 qershor, ora 17:00
Formulari i aplikimit është i hapur, na shkruani motivimin tuaj të sinqertë.
ARNO është një inkubator kombëtar që brenda projektit RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrjet Sociale) zbaton një program që lejon të rinjtë të zhvillojnë ide për bizneset sociale. Sipërmarrësit e rinj, kanë mundësinë të mësojnë, rriten dhe zhvillojnë idetë e tyre të biznesit përmes punëtorive, programeve të lëvizjes dhe mbështetjes financiare dhe në ndërkohë të ndihmojnë komunitetet lokale të zgjidhin problemet.
Këto punëtori janë dedikuar dhe zhvilluar për të përgatitur të rinjtë që duan të aplikojnë për thirrjen tjetër për pjesëmarrje në programin RISE (gusht / shtator 2021, datat do të konfirmohen më tej).
Në seminarin e parë, Irina dhe Ivona nga ARNO do të prezentojnë hyrjen në temë, prezantimin ekskluziv të programit, aplikimin, përvojat dhe informacione të tjera prapa skenës në lidhje me projektin.
Punëtoria e dytë drejtohet nga prof. Dr. Stojan Debarliev Fakulteti Ekonomik – Shkup, udhëheqës i Qendrës “Yunus” për Bizneset Sociale dhe është i përqendruar në gjetjen e një zgjidhje për një problem, punën në ekipe, zhvillimin e ideve, modelimin e biznesit.
Punëtoria e tretë i kushtohet përpunimit të ideve përmes një procesi krijues, metodologjisë së të menduarit të dizajnit me masterin krijues Nikola Vojnov.
Pyetjet e bëra më shpesh:
– A mund të vij vetëm në seminarin e 2-të dhe të 3-të?
Jo, punëtoritë janë krijuar për të mbuluar të gjitha hapat e aplikimit dhe janë të vendosura logjikisht.
– A duhet të jem student në UKIM, a ka rëndësi nga cili vit dhe nga cili fakultet?
Po, ky projekt është një partneritet i ARNO-s dhe Yunus Center për Bizneset Sociale, dhe në emër të bashkëpunimit tonë të parë ne duam t’u japim një mundëai studentëve. Për të rinjtë e tjerë që janë të interesuar do të hapim një aplikim shtesë. Dhe jo, nuk ka rëndësi nga cili fakultet dhe cili vit, është e rëndësishme vetëm të jesh student në UKIM.
– A duhet të kem një ide?
Jo, thjesht një dëshirë për të menduar, për të qenë proaktiv, për të punuar në një grup dhe për të marrë pjesë në 3 punëtoritë.
RISE synon të pasurojë ekosistemin e sipërmarrjes sociale në Ballkanin Perëndimor dhe t’u mundësojë të rinjve të zhvillojnë zgjidhje sociale inovative, të cilat do të kontribuojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin në rajon.
Projekti RISE u zhvillua dhe monitorua nga një konsorcium i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), SOS Pulse GROUP, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore (SEEYN), Instituti Francez dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFFLE) prej gjashtë inkubatorëve lokalë – ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business. Projekti RISE bashkëfinancohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Më shumë informacion në lidhje me projektin: https://www.risewb.org/