Publikohen Idetë e Gjelbra fituese 2023 image

Publikohen Idetë e Gjelbra fituese 2023

Më 20 qershor „ARNO“ publikoi fituesit nga konkursi i sivjetshëm „Ide të Gjelbra“. Komisioni i konkursit, si ide fituese përzgjodhi “ Çanta të dizajnuara përmes teknikës së  thurrjes, pa krijuar mbeturina. Të punuara nga nëna vetëushqyese”  nga Natali Ristovska- JOVANKA MAISON DOOEL Shkup dhe” Kapele të dizajnuara” nga Marjana Josifoska nga DPTU MIR- JOS DOOEL, ndërkohë që si ide fituese embrionale, u përzgjodh idea e Bllagojçe Najdovskit, “APICO-PRO SUPERFOOD“.  Tek të trija idetë, ekziston një model I fuqishëm biznesi për integrimin e bashkëisve lokale, ndërsa në dy kompanitë eksiztuese, është i dukshëm angazhimi për ekonominë rigjeneruese.

Juria e cila i vlerësoi  aplikimet e konkursit, ishte e përbërë nga ekspertët : Marija Gjosheva-KOvaçeviq nga “ Instituti Bujqësor- Shkup”, Miranda Ajdini nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perendimore, Robertina Brajanoska nga Shoqata ekologjike maqedonase (MED), Gligor MIhaillovski nga Shoqata e Menaxhmentit dhe Konsulencës – “MKA2000” dhe Galena Kiningam nga “ Maqedonia 2025”. Për fituesit kombëtarë, partnerët përsëri ofruan mbështetje: kupona të vlefshëm për shërbime konsulente nga Shoqata e Menaxhmentit dhe Konsulencës “MKA2000”, regjistrim falas në platformën Connect2MK dhe shërbime mentorimi dhe/ose pjesëmarrje në programin CESO SACO të “Maqedoni 2025”, si dhe një anëtarësim dyvjeçar falas në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Këtë vit, ARNO u shpërndau tre fituesve kombëtarë,  pako promovuese të kartave eko-mbjellëse të bëra nga biznesi i gjelbër maqedonas “Vizart”, një ish-fitues i konkursit.

“Dhe këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, kemi një ide fituese në lidhje me insektet dhe ushqimin proteinik, që është një sfidë globale  dhe ja pra, janë edhe zgjidhjet tona lokale. Na vjen mirë që kemi inovatorë maqedonas. Është interesant fakti që këtë vit, në 9 vite organizim të konkursit, po u japim shansin dy kompanive të reja , që të dëshmojnë përkushtimin e tyre të fortë për ekonominë rigjeneruese në fushën e modës. Elementi i fortë i një modeli biznesi të sipërmarrjes sociale dhe besimi se vajzat e reja,  janë  vërtetë të dhëna  pas dimensionit të gjelbër, inkurajuan jurinë t’i thoshte po modës së qëndrueshme. Ne kemi dy marka maqedonase shumë solide, të gatshme për të hyrë në treg me produkte ekskluzivisht të bëra me porosi dhe duam të shohim biznese që sjellin fitim dhe mirësi për komunitetet lokale”, deklaroi Irina Janevska nga ARNO.

“ Prodhimet tona krijohen nga mbetjet e tekstilit nga fabrikat në vend, duke reduktuar në këtë mënyrë, mbetjet e tekstilit dhe ndikimin negativ në mjedis. Nga mbetjet e krijuara gjatë prodhimit të kapelave, bëjmë aksesorë më të vegjël për flokët – si kapëset. Për më tepër, të gjitha produktet mund të dekompozohen nga 6 javë në 6 muaj. Vetë programi ARNO ishte i mrekullueshëm, duke përfshirë punëtoritë në të cilat kam marrë pjesë para fillimit të konkursit dhe më vjen shumë mirë që në vendin tonë po mbështeten idetë e gjelbra dhe bizneset e gjelbra”, deklaroi Marjana Josifoska.

 

 

 

„Kjo është marka e parë e modës etike maqedonase. Ne punojmë me dorë aksesorë mode me teknikën e thurjes me grep dhe pa krijuar mbeturina. Sigurohemi që i gjithë cikli i jetës së një produkti,  të jetë etik dhe i mbyllur, që do të thotë se ,  jo vetëm që sigurohemi që një produkt të ketë afat të ketë jetëgjatësi, por edhe  me çfarë dhe në çfarë kushtesh është bërë dhe çfarë ndodh kur shekulli i jetës së këtij produkti  do të përfundojë. Si themeluese femra, ne kujdesemi për mbështetjen e grave, kështu që produktet tona prodhohen nga nëna vetëushqyese dhe gra nga kategoritë vulnerabël dhe zonat rurale”, tha Natali Ristovska.

 

 

„Produkti ynë,  Apico-Pro, është një superushqim me bazë proteinash,  inovativ,  alternativ dhe funnskional, me bazë insektesh,  për një jetë të shëndetshme për të gjithë familjen. Ne ofrojmë një qasje dhe teknologji të re për prodhimin e Apico-Pro, që është një kombinim i proteinave bimore (qiqra të prodhuara në vend që njihet prej shekujsh në këto zona) dhe një pluhur shumë ushqyes të larvave të bletëve , i cili prodhohet nga tharja e larvave në kushte vakumi,  me ngrirje në temperatura ultra të ulëta, i njohur edhe si liofilizim. Më bëri përshtypje fakti që ideja ime u shpall si një nga 3 fitueset. Është një sfidë dhe një nxitje për mua që të shkoj më tej. Gjithashtu dua të hap një kompani Start-up,  përmes së cilës,  e gjithë gama e produkteve që kam prezantuar në konkurs , do të jetë në raftet e dyqaneve” Bllagojçe Najdovski.

 

Në kornizë

„ Ide të gjelbra” është një konkurs vjetor,  i cili mbështet zhvillimin e bizneseve të vogla  e të qëndrueshme lokale, në vendin tonë, në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Malin e Zi, Serbi dhe Greqi, e që mbahet që nga viti përfaqësiesit që fitojnë në këtë  konkurs rajonal, fitojnë nga 5.000 ose 10.000 dollarë, për realizimin e ideve të tyre në vëndet nga të cilat vijnë. 

Shoqata për Inovazione Sociale “ ARNO”, për të nëntin vit me radhë, administron konkursin nacional “ Ide të gjelbra” dhe ëtsë krenare për faktin që deri më sot, vendi ynë ka nxjerë edhe fitues rajonalë dhe ka përfituar një shumë të përgjitshhme investimi prej  85.000 dollarësh për zhvillimin e bizneseve të gjelbra në vend: Kooperativa e parë e blerësve organikë “ Toka jonë e mirë” ( viti 2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra , e cila është rritur në një biznes të vogël të drejtuar nga arkitektja Marta Mojsova- “SPIN”( viti 2016), platform për shitjen e shujtave të lira ushqimore “ Ushqim për të gjithë” ( viti 2017), edukim përmes eko-mesazheve iluzioniste “ Green magic production” ( viti 2017), “ Orozi bio smart”, prodhimi I orizit në mënyrë të qëndrueshme (2019), „Challenger“ aplikacioni celular që shpërblen qytetarët për kilometrat e kaluara në ecje në këmbë (2019) , “ Vajs Aditiv” i cili prodhon një shtesë ushqimore të përfituar nga përpunimi i bërsive (2020) , „О-Krug“ (2021) start-up circular I cili nga lëkura e portokallit, prodhon vajra esencialë ekologjikë, si dhe “ Dhoma pilot e insekteve”, (viti 2022 ), për prodhimin nga insektet të  ushqimit me proteina për kafshët shtëpiake. 

Social share