Në Shkup u mbajt një manifestim me mesazhe europiane: Të mos e marrim tokën si të mirëqenë! image

Në Shkup u mbajt një manifestim me mesazhe europiane: Të mos e marrim tokën si të mirëqenë!

Në datë 15.05.2023 , në EU House – Shkup, u zhvillua eventi NATI00NS „Tokë e shëndetshme+biznese të gjelbërta = investime për të ardhmen tonë“, I cili e vendosi Maqedoinë e Veriut në hartën e 43 shteteve në të cilat zhvillohet i njejti projekt. NATI00NS është një projekt europian, i financuar në kuadër të programit HORIZON, i koordinuar nga Universiteti Aarhus nga Danimarka. Qëllimi kryesor i projektit NATI00NS, është të kontaktojë dhe të përgatisë palët e interesuara rajonale dhe kombëtare nga Europa, për të aplikuar dhe zbatuar të ashtuquajturat laboratorë të gjallë ( Living Labs), duke kontribuar kështu në misionin e BE-së , "Traktati i tokës në Europë.

Eventi në Shkup u organizua nga ARNO dhe Instituti Bujqësor – Shkup, me mbështetjen e Institutit BioSens nga Serbia. Me fjalë përshëndetëse, pjesmarrësve iu drejtuan z. Trajko Dimkovski nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Irina Janevska nga ARNO dhe Marija Gjosheva Kovaçeviq nga Instituti Bujqësor – Shkup. Pas fjalimeve përshëndetëse, përfaqësuesi i Institutit BioSense nga Serbia prezantoi projektin Nati00Ns, duke dhënë kështu një pasqyrim të kontekstit më të gjerë se si dhe pse kjo nismë po ndodh në 43 vende gjithsej. Të pranishmit u informuan për konceptet e laboratorëve të gjallë dhe fenerëve të dijes, si dhe për grantet mbështetëse të destinuara për funksionimin e tyre.

„ Laboratorët e gjallë janë iniciativa bashkëpunuese për ndërtimin e përbashkët të njohurive dhe inovacionit. Ato definohen si ekosisteme kërkimore dhe inovative transdisiplinore të përqendruara te përdoruesit dhe përfshijnë partnerë të shumtë relevantë”, tha Diana Vujaklia nga Instituti BioSens.Në seksionin e mundësive të mbështetjes, u ndanë informacione për konkursin aktual për idetë e gjelbërta që organizon ARNO, e që është i hapur deri më 21 maj , si dhe informcione për thirrjen aktuale për mbështetje të Fondacionit Preda Plus .

Lokalizimi i temës u bë përmes panelit të diskutimit në të cilin morën pjesë përfaqësues nga komuniteti akademik (Dushko Mukaetov nga Instituti Bujqësor – Shkup dhe Kiril Sotirovski nga Fakulteti i Shkencave Pyjore, Arkitekturës së Peizazhit dhe Eko-Inxhinierisë "Hans Em"), përfaqësuese nga Shoqata Mjedisore Maqedonase (Robertina Brajanovska), Dimitar Samarxhiev – folës nga shoqata “Arka e gjelbërt” dhe kopshti social “Bostanie” dhe Dejan Stojanoviq nga ndërmarrja sociale “InVivo”, të cilët folën për biohumusin dhe punësimin e njerëzve me më pak mundësi. Aktiviteti u mbyll me konkluzionet se toka, si pasuri natyrore, ka vlera natyrore, ekonomike dhe sociale dhe mesazhi më i rëndësishëm që u dërgua është se menaxhimi dhe kujdesi ndaj plloçës, duhet të jetë përgjegjësi e institucioneve shkencore, arsimore, fermerëve, shoqatave qeveritare e joqeveritare, qytetarëve dhe gjithë palëve të tjera të interesuara. 

Pas eventit kishte edhe një koktej rasti për pjesëmarrësit dhe një apel për përdorimin e platformës për lidhjen e mëtejshme të palëve të interesuaraте e cila mundësohet nga vetë projekti.

Përkrahësit tanë
Rockefeller European commission UNFPA UNDP Social Impact Award Erasmus RYCO French Developement Agency Национална Агенција за образовни програми и мобилност МК