
“Ne po ndërtojmë qytete për të rinjtë në një botë prej 8 miliardë banorësh” – Forumi Rajonal në Sarajevë
U mbajt forumi rajonal “Ndërtimi i qyteteve për të rinjtë në një botë prej 8 miliardë banorësh”, në prani të 120 kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të komunave, përfaqësuesve të të rinjve nga vetëqeverisja lokale dhe ekspertëve nga 47 qytete në 13 shtete, përfshirë Maqedoninë, më 15-16 nëntor në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, organizuar nga UNFPA. Delegacioni nga RMV përbëhej nga kryetarët e komunave të Dibrës dhe Vallandovës, përfaqësues të komunës së Kumanovës, zyrtarë të rinisë nga komunat Qendër, Kumanovë, Dibër dhe Vallandovë, ndërsa përfaqësuese nga sektori civil ishte Irina Janevska nga ARNO.
Forumi rajonal ofroi hapësirë për diskutimin e politikave zhvillimore lidhur me rininë, pjesëmarrjen dhe forcimin e qëndrueshmërisë demografike në shoqëri dhe shkëmbimin e përvojave, zgjidhjeve dhe praktikave të mira.
“Në konferencën në Sarajevë, ata ndanë se banori i 6 miliardë i botës ka lindur në Visoko të Bosnjë-Hercegovinës 23 vjet më parë dhe se kumbari i tij është ish-sekretari i Kombeve të Bashkuara – Kofi Annan. Sot erdhi lajmi se në Manila të Filipineve ka lindur një vajzë e cila është banorja e 8 miliardë. Është e rëndësishme sa jemi dhe është e rëndësishme që të jemi të fortë. Prandaj flasim për popullsinë, të rinjtë dhe politikat për të rinjtë nën moton #8 BillionStrong #Demographic Resilience”, tha Irina nga ARNO.