Mbahet konferencë online nga projekti “Parkours për të ardhmen” – profesionet dhe aftësitë për të ardhmen image

Mbahet konferencë online nga projekti “Parkours për të ardhmen” – profesionet dhe aftësitë për të ardhmen

Më 17 tetor, Instituti Goethe nga Brukseli, rrjeti StartNet Europe dhe partnerët nga projekti “Parkours për të Ardhmen” organizuan konferencën online “Tregu i Ardhshëm i Punës dhe Sfidat në Arsimin dhe Formimin Profesional në Evropë”.

Pse arsimi dhe formimi profesional duhet të zhvillojë aftësitë #të gjelbra dhe #dixhitale tek të rinjtë ishte pyetja kryesore rreth së cilës u zhvillua diskutimi.

Konferenca prezantoi gjetjet fillestare të projektit për vendet e reja të punës në 10 vitet e ardhshme, mbi tranzicionin dixhital dhe të gjelbër dhe mbi perspektivat e të rinjve nga vendet partnere të projektit Gjermania, Italia, S. Maqedonia dhe Rumania dhe Evropa. Folësit theksuan aftësitë për të ardhmen: aftësitë e gjelbra dhe klimës, aftësitë dixhitale, ndjeshmëria gjinore dhe edukimi qytetar. Ata ndanë të dhëna, përvoja dhe sugjerime për audiencën përmes të cilave ata mund të marrin pjesë aktive dhe të përfitojnë nga mundësitë aktuale për të përmbushur nevojat e arsimit dhe pjesëmarrjes qytetare.

Alice Barbieri nga ALFA Liguria (Itali) ndau mendime interesante mbi perspektivat gjinore, duke treguar se një hap kyç drejt barazisë gjinore është lufta kundër stereotipeve gjinore në profesione dhe aftësi (si lidershipi) në shkolla, familje dhe biznes.

Joanna Napierala nga Cedefop prezanton të dhënat më të fundit mbi dixhitalizimin në Evropë, duke diskutuar tendencën në rritje të aftësive dixhitale në avancimin teknologjik me rritje të shpejtë, jo vetëm në sektorin e TIK-ut, por edhe në fushat profesionale duke filluar nga arsimi, administrata, shërbimet shëndetësore, sociale, pune e shume te tjera.. Të dhënat mund të gjenden në studimin e Cedefop-it, i disponueshëm në këtë link.

Ummuhan Bardak nga Fondacioni Evropian i Trajnimit prezantoi shtatë tendencat më aktuale globale për të ardhmen e profesioneve dhe punës, pasojat e sfidave sociale të shekullit të 21-të dhe mënyrën e përballimit të tyre. Nevojiten ndryshime në konceptin e trajnimeve dhe përmirësimi i cilësisë së aftësive të ofruara. Një rekomandim i qartë nga ky prezantim ishte përfshirja e aftësive të gjelbra (dhe të buta) në arsim që nga mosha më e hershme, pra arsimi fillor.

Paneli përfundoi me një prezantim nga Magdalena Lipovac nga The Civics Innovation Hub, Znanje Na Djelu/Wissen am Werk (Kroaci) e cila foli më shumë për ndërlidhjen midis vendimeve të informuara për karrierë dhe pjesëmarrjes qytetare, një koncept që përfshin më gjerësisht edukimin mediatik, sigurinë dixhitale, udhëheqje dhe të menduarit të qëndrueshëm në vendimet e përditshme të njerëzve.

Publiku ndërveproi përmes një sondazhi online mbi tendencat e tregut të punës në kontekstin e tyre kombëtar dhe me pyetje për ekspertët se çfarë duhet të përmirësohet në arsim dhe udhëzime për të rinjtë që të përgatiten për tregun e ardhshëm të punës.

Konferencën e plotë mund ta ndiqni në Youtube.

Të gjitha materialet e paraqitura janë në dispozicion më poshtë si një bashkëngjitje.

Social share