
Ky është Ballkani im – Ture gastronomike dhe suvenire kull për promovimin e mësimit ndërkulturor dhe dialogut
Projekti zbatohet nga ARNO në partneritet me organizatën BH Crafts nga Bosnja dhe Hercegovina. Projekti rrit ndërkulturalizmin, brenda kornizës së sipërmarrjes sociale të të rinjve – duke përdorur kulturën dhe traditën për pjesëmarrjen aktive të të rinjve, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë aftësitë e tyre për të gjetur punë duke udhëtuar dhe mësuar, duke rritur ndërgjegjësimin për dialogun ndërkulturor.
Duke bashkuar sipërmarrjen sociale dhe mësimet ndërkulturore, ndikimi i projektit shumëfishtohet – ai prek publikun më të gjerë dhe rininë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të stimulojë një dialog ndërkulturor midis të rinjve në vendet përkatëse, si dhe të lidh dhe përdorë kreativitetin dhe sipërmarrjen sociale si forcë lëvizëse.
Është gjithashtu e rëndësishme të rritet krijimtaria, qytetaria aktive dhe të rritet ndërgjegjësimi për çështjet ndërkulturore, të promovohet dialogu përmes kulturës (zakone, tradita dhe ushqim), si dhe ngritja e vetëdijes për zhvillimin e mundshëm ekonomik.
Projekti zbatohet ndërmjet 01.12.2019-01.09.2020 me mbështetjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes (UNPBF).