Kapele të stiluara nga mbeturinat e tekstilit – biznesi i gjelbër nga Tetova, fitues i konkursit"Idetë e  gjelbra nga Ballkani" image

Kapele të stiluara nga mbeturinat e tekstilit – biznesi i gjelbër nga Tetova, fitues i konkursit"Idetë e gjelbra nga Ballkani"

Më 26 tetor, në Budva të Malit të Zi, u shpallën idetë fituese të gjelbra nga konkursi rajonal “Idetë e gjelbra nga Ballkani”. Në kategorinë e bizneseve të gjelbra, fitoi ideja maqedonase “Kapele të stiluara nga mbeturinat e tekstilit” e Mirjana Josifoskas nga Tetova, e cila fitoi 10.000 dollarë. Fitues të tjerë në kategorinë e biznesit të gjelbër janë: “BeBeep“, një ide për ndarjen e udhëtimit (Mali i Zi), “Kooperativa“ – ripërdorimi i letrës nga kutitë e cigareve, që përfshin njerëz me aftësi të kufizuara (Serbi). Në kategorinë e koncepteve embrionale, mbështetje prej 5,000 dollarësh iu dha projekteve: “Purteka“ – një dyqan mobil për kuti kopshtarie për fëmijë (Shqipëri) dhe “Recycling PET Revolution“ – një ide për mbledhjen dhe përpunimin e plastikës PET (Bosnjë dhe Hercegovinë).

“Shumica e mbetjeve të tekstilit vijnë në sasi më të vogla dhe për të prodhuar një kapele ju nevojiten vetëm 30 cm material, ndërsa për një kapëse flokësh duhen 5 cm tekstil. Modelet tona prodhohen në Tetovë, në mënyrë të qëndrueshme dhe etike dhe janë të punuara me dorë në 3 madhësi – të disponueshme për çdo kokë. Nga mbetjet e prodhimit të kapeleve prodhojmë kapëse flokësh, të përshtatura me teknikën e rrobaqepësisë “zero-waste”, e cila në fund nuk lë fare mbetje. Unë jam mirënjohëse për çmimin rajonal dhe më vjen mirë që kam mbështetje për të punuar në ëndrrën time dhe për të zhvilluar këtë lloj biznesi” – tha Mirjana Josifoska.

Edhe këtë vit, vendi ynë performoi me idenë e Nathalie Ristovskas- “Dizajni i çantave me teknikë thurjeje pa krijuar mbeturina”, të krIjuara nga nëna vetëushqyese , dhe ideja e Blagojçe Najdovskit- APICO-PRO SUPERFOOD" në kategorinë e ideve embrionale.\

Konkursi “Idetë e gjelbra nga Ballkani”, për 12 vjet me radhë mbështet zhvillimin e ekonomisë sociale të gjelbër. 3 garues nga secili prej vendeve pjesmarrëse, prezantojnë konceptet e tyre të cilat përmirësojnë mjedisin, kanë një ndikim social dhe gjenerojnë fitim. ARNO është organizatori kombëtar i konkursit që nga viti 2015 dhe si shoqatë, mbron ndërthurjen më të madhe të 3 dimensioneve të konkursit, më saktësisht, barazimin e vlerave dhe të gjurmës ekologjike, edhe të përfshirjes së komuniteteve, edhe të orientimit nga tregu dhe logjikës ekonomike të ideve.


“Ide të gjelbra” është një konkurs vjetor, I cili prej 12 vitesh mbështet zhvillimin e ideve të biznesit të vogël, lokal dhe të qëndrueshëm, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili prej këtyre shteteve, konkurojnë në 2 kategori, për çmime në vlerë prej 5000 ose 10000 dollarësh për realizimin e ideve të tyre në vendet e
tyre. Shoqata për Inovacione Sociale "ARNO", për të 9-tin vit radhazi, administron konkursin kombëtar "Idetë e gjelbra" dhe është krenare që deri tani vendi ka fitues rajonalë dhe një investim total prej 95 000 dollarësh për zhvillimin e bizneseve të gjelbra në vend: Kooperativa e parë e konsumatorëve organikë "Toka jonë e mirë" (2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra që u shndërruan në një biznes të vogël e udhëhequr nga arkitektja Marta Mojsova –“SPIN”( 2016), platforma për shitjen e ushqimeve të lira "Ushqim për të gjithë" (2017), edukim përmes eko-mesazheve iluzioniste "Green Magic Production" (2017), "Orizi Bio Smart " për prodhimin e orizit në mënyrë të qëndrueshme (2019), "Challenger" një aplikacion celular që shpërblen qytetarët për ecjen në këmbë (2019), "Wise Additive" një biznes i gjelbër që prodhon një aditiv ushqimor duke përpunuar misrin (2020), Ndërmarrja sociale rinore "O-krug" – prodhimi i aromatizuesve dhe vajrave nga mbeturinat e lëvozhgave të portokallit (2021), Ve Dog Food (2022), pilotoi "Dhomën e insekteve për prodhimin e proteinave për ushqimin e kafshëve" dhe këtë vit (2023), Mirjana Josofoska, me një markë mode që përdor mbetjet e tekstilit për të prodhuar kapele dhe aksesorë të modës.

Përkrahësit tanë
Rockefeller European commission UNFPA UNDP Social Impact Award Erasmus RYCO French Developement Agency Национална Агенција за образовни програми и мобилност МК