Irina dhe Marjani, pjesmafrrës në Konektor – Forumi Lindor i Filantropisë image

Irina dhe Marjani, pjesmafrrës në Konektor – Forumi Lindor i Filantropisë

ARNO  është krenare TË njoftojë pjesëmarrjen e Irina Janevskës dhe Marjan Icoskit,  në edicionin e 26-të të prestigjiozit Konektor – Forumit Lindor të  Filantropisë. I mbajtur nga 24 deri më 26 shtator 2023, në qytetin historik të Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë, ky forum me renome , i njohur më parë si Forumi Lindor i Grantmakers-it, luan një rol kryesor në edukimin e filantropisë dhe shoqërisë civile në të gjithë Europën. Ai gjithashtu shërben si një katalizator për përpjekjet bashkëpunuese brenda sektorit filantropik, për t’u integruar në nismat globale filantropike.

Të udhëhequr nga tema kryesore, “Paqja, Drejtësia dhe Premtimi i Demokracisë – Çfarë (Nuk) Mësuam?” ngjarja siguroi një platformë thelbësore për të lundruar në peizazhin kompleks të çështjeve globale. Në një epokë që shënohet nga pasiguri dhe sfida të shumëanshme, forumi nënvizoi rolin kryesor të organizatave dhe komuniteteve të shoqërisë civile,  në formësimin e një bote të karakterizuar nga paqja, drejtësia dhe vlerat demokratike.

Forumi nisi punën  me një sesion të të menduarit,  të titulluar “Rinia si çelës për bllokimin”. Në të u trajtua  çështja e ngutshme e deficitit demokratik në Euvropë në mes të një sfondi pasigurie, lufte, tranzicioni të gjelbër dhe të transformimit dixhital. Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit e rinj u angazhuan në diskutime rreth modeleve të tyre, anti-heronjve, ndikimit (kurth) të muzikës me tekste potencialisht të dëmshme dhe fuqisë së sipërmarrjes sociale, duke shtuar një perspektivë dinamike në diskursin e forumit.

Një tjetër sesion ndriçues që u ndoq  nga Marjan dhe Irina,  eksploroi kryqëzimin e drejtësisë, demokracisë dhe ekologjisë. Ky sesion nxiti pyetje thelbësore rreth ndërtimit të aleancave që promovojnë drejtësinë ekologjike, sociale dhe atë ndër breza. Ai gjithashtu theksoi potencialin për ndryshim transformues, përmes përpjekjeve bashkëpunuese.

Një tipar dallues i forumit,  ishte integrimi i arteve alternative në mjedisin e konferencës. Irina dhe Marjani,  patën privilegjin të bashkoheshin në një sesion të udhëhequr nga Damir Sagolj, me shtetësi boshnjake, udhëtimi i të cilit nga karriera e një inxhinieri në atë të një fotoreporteri, ilustron fuqinë e tregimit pamor. E veçanta është se Damiri ishte finalist i çmimit Pulitzer 2004,  për mbulimin nga ana e tij të luftës në Irak, si  dhe fitues i çmimit Pulitzer 2018, si pjesë e ekipit të Reuters,  që mbuloi krizën Rohingya.

Image courtesy of REUTERS/Damir Sagolj
Imazhi është dhënë nga REUTERS/Damir Sagolj

Duke reflektuar mbi punën e tij, Damiri tha: “Si fotograf, ju dëshironi t’i afroheni sa më shumë subjektit tuaj – të shihni detajet më të vogla, pa humbur pamjen e madhe. Ky rregull i vjetër , kurrë nuk do të bëhet aq shumë i vjetër sa për t’u harruar. Por si  ta zbatoni atë,  në një ngjarje që ka ndodhur një dekadë më parë? Sa më e madhe të jetë distanca – qoftë koha apo hapësira – aq më e vështirë bëhet që historia të tregohet me saktësi. Ajo mjegullohet, errësohet dhe ndoshta edhe shtrembërohet. Disa pjesë zhduken, ndërsa të tjerat rriten. Unë kam mbuluar mbi 100 varre masive dhe procese identifikimi në karrierën time, plot vrasje masive dhe fatkeqësi të mëdha natyrore. Shumë nga këto detyra u bënë shumë kohë pas tragjedisë.”

 

 

Forumi mbuloi një gamë të ndryshme temash, duke përfshirë aplikimet e mundshme të Inteligjencës Artificiale (AI) për OJQ-të dhe diskutimet mbi rolin e të rinjve në formësimin e së ardhmes së shoqërisë. Irina dhe Marjani,  ishin avokatë të zëshëm për përfshirjen aktive të pjesëmarrësve të rinj dhe avokatëve të rinj në këto diskutime, pasi kontributet e tyre, i dhanë ngjarjes një perspektivë dhe energji rinore.

Një pikë kryesore e paharrueshme e forumit,  ishte vizita në terren,  në Greens BA, një ndërmarrje e jashtëzakonshme sociale që integron njerëzit me aftësi të kufizuara dhe prodhon mikrogjelbërime dhe perime organike. Kjo vizitë, jo vetëm që shfaqi iniciativa frymëzuese, por gjithashtu ndezi ide emocionuese për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. ARNO pret me padurim angazhimin e vazhdueshëm me individët e jashtëzakonshëm të takuar gjatë ngjarjes, të gatshëm për të çuar përpara misionin e saj me entuziazëm të përtërirë.


Rreth KoneKtor – Forumi LIndor i  Filanthropisë:

Ish Forumi LIndor Grantmakers, KoneKtor ndihmon në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të filantropisë dhe shoqërisë civile në komunitetet dhe shtetet në Europën më të gjerë dhe lehtëson përpjekjet bashkëpunuese të sektorit filantropik,  për t’u integruar plotësisht në iniciativat dhe institucionet filantropike europiane dhe globale.

Fushat e fokusit: Ofrimi i mundësive dhe platformave të rrjetëzimit për diskutim kritik rreth dhënies së granteve.

Aktivitetet: Forumi është një konferencë vjetore 2-ditore, që mbledh mesatarisht 100 pjesëmarrës, të cilët përfaqësojnë fondacione, donatorë dypalësh, organizata ndërkombëtare dhe financues të korporatave. Ky takim vjetor zhvillohet gjatë vjeshtës, çdo vit në një shtet të ndryshëm.

Të dhëna mbi rrjetin: Forumi u ngrit nga Philea’s Grantmakers East Group (GEG), i cili u krijua në 1992 nga disa anëtarë të Philea-s,  aktivë në Europën Qendrore dhe Lindore dhe në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Grupi u takua fillimisht në një ngjarje dytësore, të organizuar në konferencën vjetore të Philea-s. Megjithatë, teksa interesi për grupin u rrit paralelisht me zhvillimet në fushën e dhënies së granteve në rajon, GEG u shndërrua në një projekt të pavarur,  me një takim vjetor që zhvillohej në një vend të ndryshëm çdo vit. Takimi i parë vjetor i GEG u zhvillua në Paris, në 1996-tën.

Përkrahësit tanë
Rockefeller European commission UNFPA UNDP Social Impact Award Erasmus RYCO French Developement Agency Национална Агенција за образовни програми и мобилност МК