
Eventi NATI00NS: Tokë e shëndetshme + biznese të gjelbra = investime në të ardhmen tonë
Në 15 maj me fillim nga ora 09:30, në Europe House Shkup do të organizohet ngjarja “Toka e shëndoshë + biznese të gjelbra = investime në të ardhmen tonë”. Ky aktivitet e vendos Shkupin në hartën evropiane të qyteteve që i janë bashkuar projektit NATI00NS. ARNO, në bashkëpunim me Institutin Bujqësor-Shkup, ka përgatitur një program interesant dhe fton të gjithë të interesuarit të regjistrohen për të marrë pjesë jo më vonë se 11 maj (kriteri i përzgjedhjes është kush vjen i pari, do të shërbehet i pari). Për shkak të interesit të lartë për pjesëmarrje në këtë aktivitete, të njëjtin do ta transmetojmë edhe online, dhe regjistrimi kërkohet edhe për pjesëmarrje online.
NATI00NS është një projekt evropian i financuar në kuadër të programit HORIZON, i koordinuar nga Universiteti Aarhus nga Danimarka. Qëllimi kryesor i NATI00NS është të përgatisë palët e interesuara rajonale dhe kombëtare nga Evropa për të aplikuar dhe zbatuar Laboratori të gjalla, duke kontribuar në misionin e BE-së “Marrëveshja e Tokës për Evropën”.
Nëpërmjet zbatimit 9-vjeçar të konkursit “Ide të Gjelbra”, ARNO është bërë një aktor i njohur në promovimin e një ekonomie sociale të gjelbër. Përgjatë viteve, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë aplikuar ide të gjelbërta të biznesit për praktika të qëndrueshme bujqësore dhe prodhim ushqimor, të cilat kryesisht mbështeten në toka të shëndetshme dhe shfrytëzimin e llojeve të tjera të tokës.
Partneriteti ndërmjet ARNO-s dhe Institutit Bujqësor-Shkup bazohet në angazhimet e përbashkëta për promovimin e bizneseve të qëndrueshme të gjelbërta, angazhimet për rëndësinë e tokave të shëndetshme dhe angazhimet për edukimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Instituti Bujqësor-Shkup është një institucion udhëheqës hulumtues (një nga organizatat më të vjetra hulumtuese bujqësore në vendin tonë) me njohuri dhe ekspertizë të pasur në shëndetin e tokës dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore. Partneriteti me Institutin Bujqësor është i rëndësishëm për mesazhin e eventit, i cili është ndërtimi i ekosistemeve nga poshtë lart.
Për kë është ky event?
Ngjarja është për themeluesit e ideve të biznesit social të gjelbër, studiuesit, fermerët, përfaqësuesit e shoqatave profesionale, komunitetet lokale, studentët, qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e qeverisë dhe palët e tjera të interesuara.
Cila është përmbajtja e eventit?
Në pjesën e parë të eventit janë planifikuar fjalime përshëndetëse ku theksohet dimensioni evropian i kësaj çështjeje nga z. Dimkovski – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gјosheva Kovacevic – Instituti Bujqësor – Shkup, dhe znj. Janevska – Shoqata për inovacione sociale “ARNO”. Për më tepër, të ftuar-ekspertë nga BioSense (Serbi), përmes prezantimeve, do të ofrojnë shpjegime për projektin dhe udhëzime mbi konceptin dhe kriteret për “laboratorë të gjallë dhe fenerë”. Veç kësaj, ngjarja do të pasurohet edhe me panel diskutim në të cilin do të marrin pjesë profesorë eminentë, bartës të ideve të biznesit të gjelbër dhe ekspertë të bizneseve të qëndrueshme dhe do të diskutojnë për problemet dhe potencialin e tokës në Maqedoninë e Veriut.
Në fund të ngjarjes, do të ketë një mbledhje kokteji për të ofruar një mundësi për rrjetëzim joformal ndërmjet pjesëmarrësve.