Është mbajtur konferenca përfundimtare e projektit ndërkufitar
Më 16 mars, në Shtëpinë Evropiane Kriva Pallankë u mbajt konferenca përfundimtare e projektit ndërkufitar “Ndërmarrjet sociale për zhvillim ekonomik dhe përfshirje sociale”. Konferenca u hap me fjalime hyrëse nga organizatorët, pas së cilës partnerët nga projekti, së bashku me kryetarin e komunës së Kriva Pallankës – z. Sashko Mitovski dhe znj. Blagorodna Peshevski nga Shtëpia Evropiane Kriva Pallankë, nikoqire e manifestimit, mbollën eko-kartolina me fara bordullaku si simbol i bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Në këtë aktivitet u prezantuan sukseset e projektit, u fol për të dy vendet si miq të vërtetë me mundësi bashkëpunimi dhe përparimi përmes zhvillimit të sipërmarrjes sociale.
Në panelin e parë u diskutuan gjendja aktuale e ekonomisë solidare, përvojat evropiane, kornizat ligjore që po shpallen (Barbara Sadovska, presidente e Fondacionit Barka nga Polonia dhe udhëheqëse e ekipit të projektit Mbështetje për ndërmarrjet sociale) ose funksionojnë tek fqinjët (Zorana Milovanoviq-Koalicioni për zhvillimin e ekonomisë solidare dhe Snezhana Milisavljeviq – “Putokaz Kragujevac”). Përfaqësuesja e qeverisë Nola Ismajloska Starova (Koordinatorja Nacionale për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrim Evropian) prezantoi mundësitë për vendosje në tregjet e përbashkëta dhe potencialet ekonomike që ofron programi “Ballkani i Hapur“.
Në panelin e dytë, pjesëmarrësit dëgjuan përvojat dhe rekomandimet e sipërmarrësve socialë aktualë dhe të ardhshëm, pjesëmarrës të Akademisë së Ekonomisë Sociale, e cila u mbajt në kuadër të projektit. Të pranishmit u kënaqën nga rrëfimet për zhvillimin e turizmit rural në rajonin e Kumanovës, kositësja e barit që është shpërblim për rregullimin e hapësirave të gjelbra, çantat disenjatore që janë marrë nga materiale lëkure të mbeturinave, në prodhimin e të cilave do të përfshihen gratë nga margjinat e shoqërisë., për personat që jetojnë me sfida mendore dhe shihen si punëtorë të integruar në një ndërmarrje sociale për kozmetikë organike, për fermën që ofron terapi për njerëzit me autizëm dhe do të vendosë rajonin e Kriva Pallankës në hartën botërore për turizmin gjithëpërfshirës, falë pajisjeve të marra përmes projektit ndërkufitar.
„Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit nëntëvjeçar të ARNO-s dhe Fondacionit Trag nga Serbia, në kuadër të konkursit rajonal për ide të gjelbra. Ideja për të aplikuar në thirrjen e parë për bashkëpunim ndërkufitar erdhi organikisht dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e donatorëve evropianë. Sipërmarrja sociale u nevojitet qytetarëve tanë, rajoni ka sfida të ngjashme, por edhe tabela të qarta rrugore ku duhet të shkojë – drejt përfshirjes, drejt tregjeve të qëndrueshme, drejt Evropës. Kjo sot nuk është as fillimi dhe as fundi, vetëm pjesë e një historie që duhet ta tregojmë me zë të lartë, që të jehojë në të dy anët e kufirit dhe të frymëzojë gjithnjë e më shumë biznese sociale e të gjelbra. Ajo që kemi mbjellë do të mbijë – le të jetë dije, ndihmë dhe solidaritet!” – tha Irina Janevska nga ARNO.
Të gjithë të pranishmit në ngjarje morën një kartë mbjellëse e cila është një eko-material promovues i projektit të bërë nga një biznes i gjelbër maqedonas, eko-lapsa nga biznes i gjelbër serb dhe kalendar me fotografi dhe mesazhe të 12 ndërmarrjeve sociale maqedonase dhe serbe. që morën pjesë në projekt.
Projekti “Ndërmarrjet sociale për zhvillim ekonomik dhe përfshirje sociale” zbatohet në partneritet me shoqatat “ARNO” nga Maqedonia e Veriut, Optimist nga Republika e Serbisë dhe Fondacioni Trag (koordinator), financuar nga Bashkimi Evropian përmes Sektorit për kontraktim dhe financim të programeve nga fondet e BE-së të Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë (programi IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar Republika e Serbisë-Maqedonia e Veriut 2016-2020).