Design Thinking – Trajnim për sipërmarrësit e rinj socialë
Në kuadër të projektit RISE, në periudhën 5-7 qershor, ARNO organizoi një trajnim për sipërmarrësit e rinj socialë për t’u njohur me konceptin Design thinking. Gjithsej 20 të rinj nga më shumë rajone të vendit , morën pjesë në sesionet interaktive të mbajtura në qendrën rinore “Matichno” në komunën Qendër në Shkup.
Design Thinking është një koncept relativisht i ri që është i vështirë për t’u përkthyer në shqip, por është një metodologji që u ofron sipërmarrësve social, mjete se si të mendojnë si dizajnerë, si të bashkëpunojnë dhe si të krijojn koncepte inovative.
Çfarë ndodhi gjatë trajnimit? U zbatuan një sërë ushtrimesh kreative (4 fjalë të rastësishme, 6 kapele të të menduarit, stuhi mendimesh), leksione të shkurtra (Hyrje në Sipërmarrësinë Sociale përmes “Bushava Azbuka”, hyrje në Design Thinking, sesion modeli të Kanvas së biznesit për sipërmarrësit socialë të gjelbër) , një risi njëditore (hakaton për idetë e biznesit social të gjelbër), energizer dhe lojra për privilegjim, lojëra empatie (Spaghetti’s Shoe), aktivitete për team building (Spaghetti Tower) dhe një panel me sipërmarrës të suksesshëm social RISE (Maria O-Krug, Kamelija Kostovska – SwAP).
Çfarë do të ndodhë pas trajnimit? Të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar të aplikojnë me idetë e tyre në udhëtimin e ri RISE, që pritet të fillojë në mes të shtatorit. Sipas vlerësimeve të kryera, pjesëmarrësit shprehen se janë të frymëzuar dhe të motivuar për të zbatuar njohuritë e marra dhe për të bashkëpunuar në nisma të reja. Në ditën e fundit të trajnimit u përdor metoda e 6 kapeleve për vlerësim anonim dhe në këtë mënyrë, organizatorët patën një pasqyrë të momenteve më kreative (kapelja jeshile), çfarë faktesh / njohurish morën pjesëmarrësit (kapelja e bardhë) etj.