Bootcamp rajonal për idetë fituese nga RISE Journey 3
Pas përfundimit të fazës së ideimit dhe si shenjë e fillimit të fazës së inkubacionit, RISE Bootcamp u mbajt nga data 13 deri më 18 mars në Tiranë, Shqipëri. 12 idetë fituese nga rajoni u mblodhën në një vend dhe do të vazhdojnë të punojnë mbi idetë e tyre në fazën tjetër. (Almanart dhe Melody (Shqipëri), Blatologija dhe Soko Camp (Sërbi), Bus on time dhe Mingling (Bosnje dhe Hercegovinë), Coffee Mates dhe Rebel (Maqedonia e Veriut), Komunumo dhe Pilates&Chill (Mali i Zi), Panacea dhe Reuse (Kosovë)).
Në këtë Bootcamp, ekipet patën mundësinë të njihen me njëri-tjetrin, të ndajnë përvoja, të bëjnë miq dhe të punojnë mbi idetë e tyre përmes sesioneve. Gjatë sesioneve të trajnimit me inkubatorët vendas, ekipet patën mundësi të merrnin konsultime dhe udhëzime se si të përmirësonin idetë në fushat e markës dhe prezantimit, modelimit të biznesit, shitjeve dhe marketingut.
“Ky Bootcamp ishte mjaft edukativ për mua. Ajo që më pëlqeu më shumë është angazhimi i organizatorëve për të përcjellë njohuritë e tyre dhe për të na ndihmuar në fazën e ardhshme të inkubacionit. Kemi pasur një miqësi të madhe me ekipet nga rajoni dhe kemi shkëmbyer kontakte për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështetje reciproke në ide”. – tha Elif Kanzoska nga ekipi Rebel
Në pjesën e fundit të eventit, ekipet patën një seancë pitching në të cilën ata prezantuan idenë e tyre në 3 minuta para audiencës dhe jurisë tre anëtarësh të përbërë nga Ardita Bonati – konsorcium RISE, Maja Kovacevic – koordinatore e projektit RISE dhe Kaylee Robin – zëvendësdrejtor në SOS Pulse Group. Vendin e parë e fitoi skuadra Coffee Mates (Maqedonia e Veriut), i cili mori edhe një çmim simbolik specialitete të ëmbla nga Franca, ndërsa vendi i dytë i takoi skuadrës Soko Camp (Serbi), ndërsa vendi i tretë ekipit Komunumo (Mali i Zi). Të gjitha ekipet morën edhe çmime simbolike nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).
“Ishte kënaqësia ime të marr pjesë në Bootcamp-in rajonal në Tiranë. Grupet e punës dhe takimet konsultative me inkubatorët vendas nga vendet e Ballkanit Perëndimor na dhanë mundësi për të diskutuar mbi zhvillimin e ardhshëm të ideve tona dhe ngadalë por me siguri të punojmë për përmirësimin e tyre. Ky takim me ekipet e tjera të RISE na dha një shans për të ndërtuar miqësi të reja dhe kjo do të kontribuojë në rrjetëzimin më të lehtë dhe zhvillimin e ideve tona në rajon”, tha Nikola Vuçkov nga ekipi i Coffee Mates.
Ajo që vijon për ekipet e RISE është puna e tyre aktive mbi idetë si dhe lëvizshmëria që do të duhet të bëjnë në muajt e ardhshëm në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe formati që do të mbahet në Shkup në tetor të këtij viti.
Projekti RISE udhëhiqet nga një konsorcium i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), SOS PULSE GROUP, Rrjeti Rinor i Evropës Juglindore (SEEYN), Instituti Francez dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ) dhe zbatohet nga gjashtë inkubatorë lokalë – ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business. Projekti RISE është bashkëfinancuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD), Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Erasmus+.