BB SEA Laboratori i Ekonomisë Sociale – Thirrje për pjesëmarrësit image

BB SEA Laboratori i Ekonomisë Sociale – Thirrje për pjesëmarrësit

ARNO kërkon 3 pjesëmarrës për trajnimin e parë për Avokimin, Ndërtimin e Partneritetit dhe Mësimin Dixhital në Ekonominë Sociale si pjesë e Laboratorit të Ekonomisë Sociale në kuadër të projektit Aleanca Rinore Perëndimore për Ekonominë Sociale në Ballkanin Perëndimor (WB SEA). Trajnimi do të mbahet në Podgoricë të Malit të Zi nga data 27 mars deri më 2 prill 2022. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe sigurimit të udhëtimit mbulohen nga projekti. Aplikimi është i hapur deri më 15 mars. Thirrjen e plotë (në anglisht) së bashku me formularin e aplikimit mund ta gjeni këtu.

Social share