ARNO organizoi eventin “Shkolla e Ekonomisë Sociale”
Në kuadër të projektit të Aleancës Rinore të Ekonomisë Sociale të Ballkanit Perëndimor, në periudhën 25-27 nëntor në Dhomën Publike, ARNO zbatoi të ashtuquajturën shkollë të ekonomisë sociale, në të cilën morën pjesë 15 të rinj.
Qëllimi i shkollave të ekonomisë sociale, është t’u mundësojë pjesëmarrësve të përvetësojnë dhe të ndërtojnë aftësi që do t’i kthejnë idetë e tyre inovative në ndërmarrje të qëndrueshme sociale.Këto shkolla ndjekin kurrikulën e zhvilluar nga trajnimet e zhvilluara në Podgoricë dhe për të cilat mund të lexoni më shumë këtu.
Programi i këtyre shkollave është zhvilluar në bazë të manualit që është krijuar në kuadër të këtij projekti dhe që po testohet për herë të parë në kuadër të këtyre shkollave të cilat zbatohen nga të gjithë partnerët e projektit në nivel lokal.
Projekti i Aleancës Rinore të Ekonomisë Sociale të Ballkanit Perëndimor , është pjesë e një strategjie më të gjerë për të mbështetur krijimin e një Aleance të Rinisë Sociale të Ballkanit Perëndimor. Projekti është një rrjet rajonal i dedikuar për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për promovimin, përfaqësimin dhe shfrytëzimin e ekonomisë sociale si një nga instrumentet më efektive për përfshirjen, inkurajimin dhe krijimin e mundësive për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Projekti udhëhiqet nga ADP-Zid nga Mali i Zi, në bashkëpunim me Diesis Network (Belgjikë), Mladi Ambasadori (Serbi), LENS (Kosovë), Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Shqipëri), Cooperazione per lo Sviluppo (Itali), ARNO (Maqedonia e Veriut) dhe CDP Globus (Bosnje dhe Hercegovinë). Projekti financohet nga programi Erasmus +.