
⚠️AFATI PËR APLIKIM SHTYHET DERI MË 04.10⚠️
Shoqata për Inovacionin Social “ARNO”, fton të gjithë inovatorët e rinj (18-35 vjeç) të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit që ofrojnë një zgjidhje përndo një sfidë sociale apo mjedisore, të aplikojnë në thirrjen për të marrë pjesë në programin RISE Journey 2 , deri më 04 tetor, në mesnatë. Nëse prisnit një shenjë- kjo është (afati i zgjatur).
Nëse jeni një ekip (të paktën 2 persona) me dëshirën për të bërë diçka të dobishme për veten, komunitetin tuaj ose mjedisin dhe keni nevojë për ndihmë për ta bërë atë- RISE Journey është programi ku duhet të aplikoni 🙂 Mos u shqetësoni nëse nuk jeni të sigurt se çfarë është një model biznesi, nëse nuk dini shumë për atë se çka është një ndërmarrje shoqërore, si të llogaritni kostot për pagat, si të shkruani një deklaratë për shtyp ose të bëni një hulumtim tregu, ose jeni të frikësuar nga procesi. RISE Journey është projektuar për fillestarët dhe ëndërrimtarët, ne ofrojmë: njohuri (trajnime, takime), mbështetje (mentorë = njerëz që ju besojnë dhe ju mbështesin), disa financa (për 2 ekipet më të mira nga Udhëtimi) argëtim dhe miqësi.
Aplikimi duhet të plotësohet në gjuhën angleze dhe të njejtin mund ta gjeni KËTU.
Para se të plotësoni aplikacionin, duhet të lexoni të gjithë thirrjen, të cilën e keni në dispozicion KËTU.
Të gjitha pyetjet që tashmë kanë përgjigje, mund të gjenden në këtë dokument online.
Na ndiqni në mediat sociale për t’u frymëzuar, për lajmet dhe informacionet e fundit (FB, Insta)
Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të dërgoni një email tek olga@arno.org.mk
Projekti RISE, ka filluar të zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor , me qëllim që të rinjve t’u ofrojë një program përmes të cilit, ata do të zhvillojnë idetë e tyre, duke filluar nga zero. Përveç mentorimit dhe mbështetjes së ekspertëve, programi ofron gjithashtu motivim, histori frymëzuese, shoqërim dhe rrjetëzim rajonal. Në fund të fazës së parë të idesë, 2 ekipe të zgjedhura nga secili vend, do të marrin mbështetje financiare dhe nga ekspertët për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të tyre social.
Projekti RISE, është zhvilluar dhe monitoruar nga Konsorciumi i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), SOS Pulse, Rrjeti Rinor i Europës Juglindore (SEEYN), Instituti Françis dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), ndërsa implementohet prej gjashtë inkubatorëve lokalë – ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business. Projekti RISE bashkëfinancohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).